Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shtoni, modifikoni dhe hiqni miniaplikacionet në iPhone

Miniaplikacionet Weather, Reminders dhe Home në Home Screen në iPhone. Miniaplikacionet Reminders dhe Home shfaqin veçori ndërvepruese.

Çfarë janë miniaplikaiconet?

Miniaplikacionet ju japin një mënyrë të lehtë për të parë informacionet aktuale nga një aplikacion me një shikim të shpejtë - titujt kryesorë të lajmeve të sotme, motin, rikujtesat, nivelet e baterisë dhe më shumë. Ju mund t'i shikoni miniaplikacionet te Today View dhe t'i shtoni ato në ekranin Home Screen ose Lock Screen për t’i pasur këto informacione në majë të gishtave.

Këshillë: Një Smart Stack (një miniaplikacion me pika pranë tij) është një grup i kombinuar miniaplikacionesh që përdor informacionet e kohës, vendndodhjes suaj dhe aktivitetit për të shfaqur automatikisht miniaplikacionin më të përshtatshëm në orarin më të përshtatshëm të ditës suaj. Mund të shtoni një Smart Stack nga galeria e miniaplikacioneve te Home Screen, pastaj të rrëshqitni lart dhe poshtë në të për të shikuar miniaplikacionet që ka.

Shtimi i miniaplikacionit te Home Screen

  1. Shko tek ekrani Home Screen, pastaj gjeni faqen e ekranit Home Screen ku dëshiron të shtoni miniaplikacionin.

  2. Prekni dhe mbani shtypur sfondin derisa aplikacionet të fillojnë të dridhen, prekni Edit në krye të ekranit, pastaj prekni Add Widget.

  3. Lëvizni ose kërkoni për të gjetur miniaplikacionin që dëshironi, prekeni atë pastaj rrëshqitni nëpër opsionet e madhësisë dhe stilit.

  4. Kur të shikoni madhësinë që dëshironi, prekni Add Widget.

  5. Kur aplikacionet janë akoma duke u dridhur, zhvendoseni miniaplikacionin ku dëshironi dhe më pas prekni Done.

Për të mësuar se si të shtoni një miniaplikacion në ekranin Lock Screen, shikoni Modifikoni ekranin Lock Screen ose krijo një të ri.

Shndërroni një ikonë aplikacioni në një miniaplikcion

Mund të krijoni me shpejtësi një miniaplikacion nga një ikonë aplikacioni.

  1. Prekni dhe mbani shtypur ikonën e aplikaiconit në ekranin Home Screen.

  2. Për të zgjedhur madhësinë e miniaplikacionit, prekni një nga ikonat në fund të menysë kërcyese.

    Një ekran që tregon ndryshimin e një ikone aplikacioni në një miniaplikacion në ekranin Home Screen. Mund të prekni dhe mbani të shtypur ikonën e aplikacionit për të hapur një listë opsionesh dhe më pas të prekni ikonat e vogla që përfaqësojnë madhësitë e miniaplikacionit që mund të zgjidhni për miniaplikacionin e ri.

Për ta ndryshuar miniaplikacionin përsëri në një ikonë aplikacioni, prekeni dhe mbajeni shtypur, pastaj prekni butonin e ikonës së aplikacionit (ikonën e vogël në të majtë në krye të menysë që shfaqet).

Ndërveproni me miniaplikacionet

Mund të kryeni detyra duke prekur miniaplikacionet në ekranin Home Screen, Lock Screen ose StandBy. Prekni një artikull në miniaplikacionin Reminders për ta çaktivizuar, prekni butonin Play në miniaplikacionin Podcasts për të luajtur një episod, ose prekni miniaplikacionin Home për të ndezur dritat e dhomës suaj të ndenjes - të gjitha pa hapur një aplikacion.

Modifikoni një miniaplikacion në ekranin Home Screen

Mund t'i rregulloni shumicën e miniaplikacioneve pikërisht nga Home Screen, në mënyrë që të shfaqin informacionet që dëshironi të shikoni. Për shembull, për një miniaplikacion të Mail, mund të prekni kutinë postare të shfaqur në miniaplikacion dhe më pas të zgjidhni një kuti tjetër postare që mesazhet në atë kuti postare të shfaqen te miniaplikacioni.

  1. Prekni dhe mbani shtypur miniaplikacionin.

  2. Prekni Edit Widget (ose Edit Stack, nëse është një Smart Stack), më pas zgjidhni opsionet.

    Për një Smart Stack, mund t'i renditni miniaplikacionet duke i zvarritur brenda stivës, të zvarritni një miniaplikacion nga Smart Stack në Home Screen ose ta hiqni një miniaplikacion duke prekur butonin Remove në cepin e sipërm majtas të tij.

  3. Prekni Done.

Shikoni miniaplikacionet te Today View

Për të parë miniaplikacionet te Today View, rrëshqitni djathtas nga skaji i majtë i ekranit Home Screen dhe më pas lëvizni lart e poshtë.

Miniaplikacionet që shfaqen në Today View, duke përfshirë miniaplikacionet Reminders, Photos, Battery, Calendar, Tips etj. Prekni një të tillë për ta shtuar në ekranin Home Screen.

Shikoni miniaplikacionet te Today View kur telefoni iPhone është i kyçur

  1. Shkoni tek aplikacioni Settings në iPhone.

  2. Prekni Face ID & Passcode (në iPhone me Face ID) ose tek Touch ID & Passcode (në modele të tjera të iPhone).

  3. Sigurohuni që Today View dhe Search të jenë të aktivizuara (nën Allow Access When Locked).

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.