Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Kontrolli i motit në vendndodhje të tjera në iPhone

Kontrolloni motin për çdo vendndodhje kudo në botë dhe aksesoni me shpejtësi parashikimet për vendndodhjet që ruani në listën tuaj.

Aplikacioni Weather që tregon një listë të qyteteve me kohën aktuale, temperaturën, parashikimin dhe temperaturat e larta dhe të ulëta. Në fund të ekranit është fusha e kërkimit dhe në këndin e sipërm djathtas është butoni More.

Kërkoni për një vendndodhje tjetër

  1. Shkoni tek aplikacioni Weather në iPhone.

  2. Prekni butonin Location List në këndin e poshtëm djathtas në ekran.

  3. Prekni fushën e kërkimit në krye ose në fund të ekranit, më pas futni emrin e qytetit, lagjes ose vendndodhjes.

    Këshillë: Për të parë vendndodhjet e shtëpisë dhe të punës në rezultatet e kërkimit, shkoni te Settings  > Apps > Weather, më pas aktivizoni Home dhe Work. Gjithashtu sigurohuni që të aktivizoni Location Services për Weather.

  4. Prekni vendndodhjen në rezultatet e kërkimit për të shfaqur parashikimin.

  5. Kryeni një nga më poshtë:

    • Shtoni një vendndodhje në listën tuaj: Prekni butoni Add.

    • Kthehuni te lista pa e shtuar vendndodhjen: Prekni butonin Close dhe më pas prekni përsëri butonin Close.

Për të kontrolluar motin në vendndodhjet që keni shtuar në listën tuaj, rrëshqitni majtas ose djathtas kur shikoni një vendndodhje ose prekni butonin Location List dhe më pas prekni një vendndodhje.

Lista juaj e vendndodhjeve qëndron e përditësuar në të gjitha pajisjet ku jeni identifikuar me të njëjtën Apple Accopunt.

Shënim: Rezultatet e kërkimit për lagjet nuk ofrohen në të gjitha vendndodhjet.

Shtoni një vendndodhje nga harta e motit

  1. Shkoni tek aplikacioni Weather në iPhone.

  2. Kur kontrolloni një parashikim dhe kushtet, prekni butonin Weather Map në këndin poshtë majtas të ekranit, pastaj ndryshoni vendndodhjen e hartës së motit.

  3. Prekni dhe mbani shtypur vendin ku dëshironi të shtoni një vendndodhje, pastaj prekni butonin Add.

Risistemoni vendndodhjet në listën tuaj

  1. Shkoni tek aplikacioni Weather në iPhone.

  2. Prekni butonin Location List për të shfaqur listën tuaj.

  3. Prekni e mbani vendndodhjen dhe më pas lëvizeni lart ose poshtë.

Hiqni një vendndodhje nga lista juaj

  1. Shkoni tek aplikacioni Weather në iPhone.

  2. Prekni butonin Location List për të shfaqur listën tuaj.

  3. Rrëshqitni majtas te vendndodhja dhe më pas prekni butonin Delete.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.