Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Gjeni receta dhe artikuj për ushqimet në Apple News+ në iPhone

Nëse abonoheni në Apple News+, mund të gjeni përmbajtje të personalizuara për ushqimet, duke përfshirë një katalog të madh me receta me veçori si rendimente të modifikueshme recetash, fakte për vlerat ushqimore, njësi të personalizueshme dhe kohëmatës të lehtë për të filluar.

Një recetë në Apple News+.

Shënim: Apple News, Apple News+ dhe veçoritë për ushqimet nuk janë të disponueshme në të gjitha shtetet ose rajonet.

Shfletoni historitë dhe recetat

  1. Shkoni tek aplikacioni News në iPhone.

  2. Nga furnizimi Today, prekni Food, pastaj lëvizni poshtë për të parë historitë dhe recetat.

    Sa më shumë përmbajtje për ushqimet dhe receta që të lexoni, aq më të personalizuara janë rekomandimet për ju.

    Këshillë: Për të parë receta ose histori të tjera kur jeni duke lexuar një të tillë, rrëshqitni majtas ose djathtas.

Kërkoni dhe filtroni recetat

  1. Shkoni tek aplikacioni News në iPhone.

  2. Nga furnizimi Today, prekni Food.

  3. Prekni Recipe Catalog në krye të furnizimit ose butonin Recipe Catalog në këndin e sipërm djathtas, më pas bëni një nga sa vijon:

    • Kërkoni sipas titullit të recetës, përbërësit ose fjalës kyçe: Prekni fushën e kërkimit, futni një term dhe më pas prekni butonin Search.

    • Filtroni sipas kategorisë. Prekni një kategori, si p.sh. Vegetarian.

    • Shtoni dhe kombinoni filtrat: Prekni butonin Filter, prekni një filtër dhe më pas prekni butonin Done.

    • Hiqni një filtër: Prekni butonin Remove pranë një filtri poshtë fushës së kërkimit.

Recipe Catalog në Apple News+.

Ruani një recetë

  1. Shkoni tek aplikacioni News në iPhone.

  2. Nga furnizimi Today, prekni Food, pastaj lëvizni poshtë për të shfletuar recetat. Ose kërkoni dhe filtroni recetat, si më sipër.

  3. Kryeni një nga më poshtë:

    • Kur shfletopni ose shikoni rezultatet e kërkimit: Prekni butonin Save Recipe.

    • Kur receta është e hapur: Prekni Save.

  4. Për të shikuar përsëri recetaqt e ruajtura, prekni Saved Recipes në listën Following ose në furnizimin Food, ose prekni butonin Saved Recipes në Recipe Catalog.

Për të hequr një recetë nga recetat e ruajtura, prekni dhe mbani shtypur recetën dhe më pas prekni Unsave Recipe.

Përgatitni një recetë

  1. Shkoni tek aplikacioni News në iPhone.

  2. Nga furnizimi Today, prekni Food, pastaj lëvizni poshtë për të shfletuar recetat. Ose kërkoni dhe filtroni recetat, si më sipër.

  3. Për të hapur një recetë, kryeni një nga më poshtë:

    • Prekni një recetë në rezultatet e kërkimit.

    • Kur lexoni një histori për ushqimet që përfshin një recetë, prekni butonin View Recipes. Nëse historia ka disa receta, prekni butonin View Recipes dhe më pas prekni recetën që dëshironi të përgatitni.

  4. Lëvizni për të parë përbërësit e recetës, udhëzimet, faktet për vlerat ushqimore dhe vlerësimet, ose prekni Ingredients, Directions ose More pranë pjesës së sipërme të ekranit për të kaluar midis tyre.

    Këshillë: Mund t’i shtoni përbërësit e një recete në listën tuaj të ushqimeve. Ndërkohë që shikoni recetën, prekni butonin More, pastaj prekni Add to Grocery List. Për të pasur akses në listën tuaj të ushqimeve në aplikacionin Reminders, shikoni Krijoni një listë ushqimesh në Reminders.

  5. Për t’u fokusuar tek udhëzimet, prekni Cook.

    Hapat shfaqen në fonte më të mëdha dhe ekrani qëndron aktiv kur përgatitni recetën.

  6. Kur shikoni udhëzimet, mund të kryeni një nga më poshtë:

    • Përdorni një kohëmatës gatimi: Kur shfaqet një kohëmatës në një hap, prekni butonin Timer, rrëshqitni lart ose poshtë për të rregulluar kohëzgjatjen e kohëmatësit, pastaj prekni Set Timer.

    • Shikoni sasitë e përbërësve: Kur një përbërës në një hap shfaqet me shkronja të trasha, prekni përbërësin për të parë se sa është përdorur në recetë pa u kthyer te lista e përbërësve.

    • Monitoroni se cilët përbërës keni përgatitur ose keni përdorur tashmë: Ndërsa shikoni listën e përbërësve, prekni një përbërës.

Këshillë: Mund të regjistroni recetat që keni përgatitur: Kur shikoni një recetë, prekni butonin More, më pas prekni Mark as Cooked.

Nëse vini re se një recetë është kategorizuar gabim, ka përbërës ose udhëzime të pasakta ose nuk shfaqet siç duhet, prekni butonin More, prekni Report a Concern dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.

Personalizoni njësitë e përdorura në receta

Mund t’i konvertoni njësitë e përdorura në të gjitha recetat e Apple News+ nga njësitë matëse amerikane në metrike dhe nga farenhait në celcius. Mund të shfaqni gjithashtu matjet e përbërësve sipas peshës kur përgatitni receta me pjekje.

  1. Shkoni tek aplikacioni News në iPhone.

  2. Hapni një recetë, si më sipër.

  3. Prekni butonin More dhe më pas prekni Customize Units.

Rregulloni rendimentin e një recete

  1. Shkoni tek aplikacioni News në iPhone.

  2. Hapni një recetë, si më sipër.

  3. Prekni butonin More dhe më pas prekni Scale Recipe.

  4. Për të rregulluar rendimentin e recetës, prekni ose , ose shkruani faktorin e shkallës.

    Për të rivendosur përbërësit në sasinë e tyre origjinale, prekni butonin Revert.

Shënim: Shkallëzimi i një recete nuk ndikon në kohën e gatimit, temperaturën, pajisjet ose madhësinë e enëve të gatimit.

Shtoni shënime në një recetë

Mund të shtoni shënime në një recetë për të regjistruar rezultatet tuaja, për të zëvendësuar përbërësit ose hapat, ose për të mbajtur shënim se sa kohë ju është dashur për të përfunduar një hap në sobë ose furrë.

  1. Shkoni tek aplikacioni News në iPhone.

  2. Hapni një recetë, si më sipër.

  3. Prekni butonin More, pastaj bëni një nga më poshtë:

    • Shtoni një shënim: Prekni Add Notes.

    • Modifikoni një shënim: Prekni Edit Notes.

  4. Futni vërejtjet tuaja dhe më pas prekni butonin Done.

Vlerësoni një recetë

  1. Shkoni tek aplikacioni News në iPhone.

  2. Nga furnizimi Today, prekni Food, pastaj lëvizni poshtë për të shfletuar recetat. Ose kërkoni dhe filtroni recetat, si më sipër.

  3. Hapni një recetë, lëvizni poshtë te Ratings, pastaj prekni një yll për të zgjedhur një vlerësim.

Qasuni te përmbajtjet për ushqimet jashtë linje

Mund të siguroheni që të keni akses në furnizimin Food, Recipe Catalog dhe Saved Recipes në Offline Mode.

  1. Kur jeni në linjë, shkoni tek aplikacioni Settings në iPhone.

  2. Prekni Apps, prekni News, pastaj prekni Automatic Downloads (poshtë News+ Offline Mode).

  3. Aktivizoni Food & Recipes.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.