Filloni një stërvitje në Fitness në iPhone

Mund të filloni seanca individuale stërvitjeje - nga opsione kardiovaskulare, si p.sh. High Intensity Interval Training (HIIT), Outdoor Run dhe Outdoor Cycle, e deri te stërvitjet e forcës si Functional Strength Training, Core Training dhe Kickboxing. Gjithashtu mund të caktoni median që të luhet automatikisht kur të filloni një lloj stërvitjeje: Nëse abonoheni në Apple Music, Apple Music zgjedh mediat bazuar në llojin e stërvitjes dhe muzikën që ju pëlqen. Ose mund ta zgjidhni vetë median.

Nëse keni vetëm një iPhone, mund të bëni një stërvitje me llojet e mëposhtme të ushtrimeve:

  • Outdoor Walk

  • Outdoor Run

  • Hiking

  • Outdoor Push Walking Pace

  • Outdoor Push Running Pace

  • Outdoor Cycle

Kur lidhni një Apple Watch, AirPods Pro 3, Powerbeats Pro 2 ose një monitor të rrahjeve të zemrës të palëve të treta të pëtrputhshme me Bluetooth, mund të bëni një stërvitje me metrikat e stërvitjes të shfaqura në ekran.

Shënim: Nëse e keni telefonin iPhone të lidhur me AirPods Pro 3 ose një monitor të rrahjeve të zemrës nga një palë e tretë, keni akses në më shumë lloje ushtrimesh si Kickboxing dhe Pilates. Nëse keni një Apple Watch, keni akses në të gjitha llojet e stërvitjeve.

Ekrani i stërvitjes Fitness që tregon tre lloje të stërvitjes. Butonat për të regjistruar një stërvitje dhe për të lidhur një monitor të rrahjeve të zemrës janë në krye të ekranit.

Lidhni një pajisje për rrahjet e zemrës

Para se të filloni një stërvitje në iPhone, sigurohuni që të keni lidhur një Apple Watch, AirPods Pro 3, Powerbeats Pro 2 ose monitorë të rrahjeve të zemrës të palëve të treta me Bluetooth® që lidhen me aplikacionin Health. Për më shumë informacione mbi AirPods Pro 3, shikoni Monitoroni rrahjet e zemrës gjatë stërvitjeve me AirPods Pro 3 në Udhëzuesin e përdorimit të AirPods.

Nëse nuk keni të lidhur një pajisje për matjen e rrahjeve të zemrës, bëni si më poshtë:

  1. Shkoni tek aplikacioni Fitness në iPhone.

  2. Prekni Workout, më pas prekni butonin Heart Rate Devices n; këndin lart djathtas.

  3. Prekni Bluetooth Settings, pastaj çiftoni telefonin iPhone me një aksesor me Bluetooth.

Filloni një stërvitje

  1. Shkoni tek aplikacioni Fitness në iPhone.

  2. Prekni Workout, pastaj shkoni te lloji i stërvitjes që dëshironi të bëni.

    Për të parë më shumë lloje stërvitjesh, prekni butonin Add në fund të skedës.

  3. Për të nisur stërvitjen, prekni butonin Start.

Zgjidhni audion për një stërvitje

Mund të caktoni mediat që të luhen automatikisht kur të filloni një lloj stërvitjeje - ose media të zgjedhura për ju bazuar në atë që dëgjoni normalisht, ose media që zgjidhni vetë.

  1. Shkoni tek aplikacioni Fitness në iPhone.

  2. Prekni Workout, lëvizni te një lloj stërvitjeje dhe më pas prekni butonin Media.

  3. Aktivizoni Autoplay Media.

  4. Nëse abonoheni në Apple Music, mund të aktivizoni automatikisht luajtjen e mediave bazuar në llojin e stërvitjes dhe muzikën që dëgjoni. Prekni Picked for You.

  5. Për të zgjedhur median tuaj, prekni Choose Media, prekni Add Media dhe më pas bëni një nga sa vijon:

    • Zgjidhni një opsion të sugjeruar. Prekni një opsion nën Suggestions.

      Këshillë: Për të parë më shumë sugjerime, prekni Music ose Podcasts nën Sources.

    • Zgjidhni një listë këngësh: Prekni Music, prekni Playlist, pastaj zgjidhni një listë këngësh.

  6. Kur të përfundoni, prekni butonin Done.

Shënim: Muzika ose audio të tjera që po dëgjoni përpara se të filloni stërvitjen tuaj vazhdojnë të luhen.

Përdorni kontrollet e stërvitjes

Gjatë një stërvitjeje, mund të ndaloni, të shënoni një segment, të dërgoni një regjistrim Check In, të kyçni kontrollet dhe më shumë. Kur të keni mbaruar një stërvitje, mund të shikoni një përmbledhje se si e keni realizuar atë.

  1. Shkoni tek aplikacioni Fitness në iPhone.

  2. Nisni një stërvitje dhe më pas bëni një nga sa vijon:

    • Vendoseni në pauzë stërvitjen: Prekni butonin Pause.

    • Rifilloni stërvitjen: Prekni butonin Resume.

    • Shënoni një segment: Prekni butonin Segments.

    • Lidhni një pajisje për rrahjet e zemrës: Prekni butonin Heart Rate Devices.

    • Përfundoni stërvitjen: Rrëshqitni lart nga fundi i ekranit, pastaj prekni End Workout. Rishikoni përmbledhjen e stërvitjes, pastaj prekni butonin Done.

    • Vendosni në heshtje Workout Buddy: Rrëshqitni lart nga fundi i ekranit, pastaj prekni Mute.

    • Nisni një Check-In: Rrëshqitni lart nga fundi i ekranit, prekni Check-In dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.

    • Ndaloni shfaqjen e metrikave në iPhone (kërkohet Apple Watch): Rrëshqitni lart nga fundi i ekranit, pastaj prekni Stop Viewing.

      Shënim: Për të filluar të shikoni përsëri, rrëshqitni djathtas në Apple Watch, pastaj prekni View.

    • Kyçni kontrollet e stërvitjes: Rrëshqitni lart nga fundi i ekranit, pastaj prekni Lock Controls.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.