Raportoni mesazhet e bezdisshme dhe bllokoni dërguesit te Messages në iPhone

Mund t'i raportoni mesazhet e bezdisshme tek Apple, të rikuperoni mesazhet nga dosja Spam që janë shënuar gabimisht si të bezdisshme dhe të bllokoni kontakte specifike për të ndaluar marrjen e mesazheve të tyre.

Një listë bisedash te Messages. Shfaqen të gjitha mesazhet pasi nuk është zgjedhur asnjë filtër në menynë Filter.

Raportoni mesazhet e bezdisshme

Kur përdorni iMessage, mund t'i raportoni mesazhet e bezdisshme tek Apple. Në varësi të operatorit tuaj celular dhe vendit ose rajonit, raportimi i përmbajtjeve të bezdisshme që merrni me SMS, MMS ose RCS e ndan këtë informacion me operatorin tuaj celular dhe bashkëpunëtorët e tij.

  1. Shkoni tek aplikacioni Messages në iPhone.

  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Nëse nuk e keni hapur mesazhin: Rrëshqitni majtas mbi mesazh, prekni butonin Delete, më pas prekni Delete dhe Report Spam.

    • Nëse e keni hapur tashmë mesazhin: Një lidhje Report Spam shfaqet në fund të çdo mesazhi nga çdo dërgues i panjohur. Prekni Report Spam dhe më pas prekni Delete and Report Spam.

      Shënim: Nuk mund të raportoni një mesazh pasi t'i jeni përgjigjur.

    • Nëse nuk e shikoni opsionin për të raportuar mesazhet e bezdisshme që merrni me SMS, MMS ose RCS: Kontaktoni me operatorin tuaj celular. Shikoni artikullin Mbështetja dhe funksionet e operatorit të rrjetit celular për iPhone të Apple Support.

Nëse e keni marrë mesazhin me iMessage, ai i dërgohet Apple me informacionin e dërguesit dhe mesazhi fshihet përgjithmonë nga telefoni juaj iPhone.

Nëse raportoni dhe fshini aksidentalisht mesazhet, mund t’i rikuperoni ato.

Raportimi i mesazheve të bezdisshme nuk e pengon dërguesin të dërgojë mesazhe. Për të shmangur marrjen e mesazheve të dërguesit, bllokojeni atë kontakt.

Për të shmangur mesazhet hyrëse nga numrat e rinj, mund t'i filtroni ata. Shikoni Kontrolloni dhe filtroni mesazhet nga dërguesit e panjohur më sipër.

Rikuperoni mesazhet në dosjen Spam

Kur zbulohet një mesazh i bezdisshëm, ai zhvendoset në dosjen e mesazheve të bezdisshme dhe nuk shfaqet në listën tuaj të bisedave. Mund të kontrolloni nëse mesazhet janë shënuar aksidentalisht si të bezdisshme.

  1. Shkoni tek aplikacioni Messages në iPhone.

  2. Prekni butonin Filter në krye djathtas në listën e bashkëbisedimeve dhe më pas prekni Spam.

  3. Prekni një mesazh që nuk është i bezdisshëm, prekni Not Spam, pastaj prekni Move to Messages.

    Biseda zhvendoset te lista kryesore e bisedave, ku mund të dërgoni një përgjigje. Prekni butonin Filter, pastaj prekni Messages.

Filtrimi i përmbajtjeve të bezdisshme është aktiv si parazgjedhje. Për ta aktivizuar ose çaktivizuar, prekni butonin Filter, prekni Manage Filtering, pastaj aktivizoni ose çaktivizoni “Filter spam”.

Bllokimi i mesazheve nga një person apo numër telefoni specifik

Kur bllokoni një kontakt ose numër telefoni specifik, mesazhet nga ai person ose numër nuk dorëzohen. Personi që dërgon mesazhin nuk e di që mesazhet i tij janë bllokuar.

Shënim: Kur bllokoni një kontakt te Messages, ai kontakt bllokohet edhe në Mail, Phone, FaceTime, Calendar dhe aplikacione të tjera. Shikoni Parandaloni kontaktet që të mos komunikojnë me ju.

  1. Shkoni tek aplikacioni Messages në iPhone.

  2. Shkoni te biseda me personin që dëshironi të bllokoni, pastaj prekni ikonën e personit në krye.

  3. Prekni Info, lëvizni poshtë dhe më pas prekni Block Contact.

    Mund t’ia hiqni dikujt aksesin në artikujt e ndarë. Shikoni Menaxhoni ndarjen e informacioneve me Safety Check.

Këshillë: Nuk mund ta bllokoni një bisedë në grup, kështu që në vend që t'i bllokoni të gjithë personat në grup, thjesht mund të largoheni ose të ndaloni njoftimet e saj.

Nëse keni akoma probleme me mesazhet e padëshiruara, shikoni artikullin Bllokoni numrat e telefonit, kontaktet dhe emailet në iPhone ose iPad nga Apple Support.

Kontrolloni se kë keni bllokuar

Nëse nuk po merrni mesazhet e dikujt, mund të kontrolloni nëse janë te Blocked Contacts.

Kur bllokoni një kontakt te Messages, ai kontakt bllokohet edhe në Mail, Phone, FaceTime, Calendar dhe aplikacione të tjera.

  1. Shkoni tek aplikacioni Settings në iPhone.

  2. Prekni Privacy & Security, prekni Blocked Contacts, më pas bëni një nga sa vijon:

    • Zhbllokoni një numër që keni bllokuar: Prekni [numri] Unknown, rrëshqitni majtas mbi një numër në listë, më pas prekni Unblock. Ose prekni Edit dhe më pas prekni butonin Remove.

    • Shtoni kontakte ose numra shtesë direkt në listë: Prekni Add Blocked Contact.

Një dërgues nuk mund të zbulojë nëse është i bllokuar.

Këshillë: Një mënyrë tjetër për të parandaluar mesazhet e padëshiruara është t'i lejoni kontaktet tuaja vetëm kur i bllokoni mesazhet me Screen Time.

Për të ndryshuar mënyrën se si shfaqen njoftimet dhe për më shumë, mund të caktoni opsionet e njoftimeve.

Për të vendosur në pauzë njoftimet nga Messages, aktivizoni Do Not Disturb ose një Focus.

Për të kontrolluar dhe filtruar mesazhet nga dërguesit e panjohur, shikoni Kontrolloni dhe filtroni mesazhet me tekst.

Për të mësuar për mënyra të tjera se si mund të raportoni dhe parandaloni mesazhet e padëshiruara, shikoni artikullin Njohja dhe shmangia e mesazheve mashtruese, telefonatave mashtruese për mbështetjen dhe mashtrime të tjera nga Apple Support.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.