Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Ndani në mënyrë të sigurt çelësat dhe fjalëkalimet me AirDrop në iPhone

Mund të përdorni AirDrop për të ndarë në mënyrë të sigurt çelësat e kalimit dhe fjalëkalimet për llogaritë e aplikacioneve dhe sajteve të uebit me dikë që përdor një iPhone, iPad ose Mac.

Shënim: Për t'i treguar dikujt fjalëkalimin që keni ruajtur për një rrjet Wi-Fi, shikoni Gjeni një fjalëkalim të Wi-Fi.

Kontrolloni kërkesat e AirDrop

Krahasuar me ndarjen e llojeve të tjera të informacioneve, AirDrop ka kërkesa më të rrepta për ndarjen e fjalëkalimeve dhe çelësave të kalimit.

Dërgoni një fjalëkalim ose çelës kalimi

Për të ndarë me dikë në iPhone ose iPad, kërkojuni të hapin Control Center dhe të lejojnë që AirDrop të marrë artikuj. Për të ndarë me dikë në Mac, kërkojuni të lejojnë pikasjen nga AirDrop te Finder.

  1. Shkoni tek aplikacioni Passwords në iPhone.

  2. Prekni All dhe më pas prekni llogarinë që dëshironi të ndani.

  3. Prekni butonin Share dhe më pas prekni Share with AirDrop.

  4. Prekni pajisjen ose fotografinë e personit të cilit dëshironi t'i dërgoni çelësin e kalimit ose fjalëkalimin.

Merrni një fjalëkalim ose çelës kalimi

  1. Nëse nuk e keni bërë ende, lejojini AirDrop të marrë artikuj.

  2. Kur merrni një kërkesë për të pranuar një fjalëkalim ose çelës kalimi prej dikujt tjetër, prekni Accept.

Çelësi i kalimit ose fjalëkalimi ruhet në iPhone, ku mund të shikoni informacionet e tij dhe të lejoni që iPhone ta plotësojë automatikisht në ekranin e identifikimit për llogarinë. Çelësi i kalimit ose fjalëkalimi ruhen gjithashtu në iCloud Keychain, kështu që mund ta përdorni në pajisjet e tjera ku jeni identifikuar me Apple Account.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.