Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Këshilla të ekspertëve nga Apple Support

Këshilltarët e Apple Support i ndihmojnë klientët e iPhone me të gjitha llojet e pyetjeve, nga fjalëkalimet e harruara e deri te fotografitë e humbura. Më poshtë janë disa këshilla që këshilltarët e Apple Support do të dëshironin që t'i dinin të gjithë pronarët e telefonave iPhone. Ndiqni këta hapa të thjeshtë tani për të mbajtur të sigurt telefonin tuaj iPhone dhe informacionet e rëndësishme që mbani në të.

Ekrani Add Recovery Contact.

Në rast se harroni

Pasi të keni konfiguruar telefonin tuaj iPhone, ka dy gjëra që vërtet nuk dëshironi t'i harroni - kodkalimin tuaj të iPhone dhe informacionet e llogarisë suaj Apple Account. Kodi i kalimit të iPhone është kodi numerik me katër ose gjashtë shifra që përdorni për të zhbllokuar telefonin iPhone. Ju përdorni Apple Accountt dhe fjalëkalimin tuaj për t'u identifikuar në shërbimet e Apple, për të bërë blerje në App Store dhe më shumë. Apple Account është zakonisht adresa juaj kryesore e emailit ose numri i telefonit dhe fjalëkalimi unik që krijoni për ta përdorur me të.

Nëse mendoni se mund t'i harroni këto gjëra, mund të caktoni një person të besuar si kontaktin e rikuperimit të llogarisë suaj. Kontakti juaj i rikuperimit nuk ka qasje në llogarinë tuaj të iPhone ose Apple Account, por mund t'ju japë një kod për të rivendosur kodkalimin ose për të hyrë në llogarinë tuaj nëse bllokoheni jashtë saj. Shkoni te Settings  > [emri juaj] > Sign-In & Security > Recovery Contacts dhe më pas prekni një kontakt të sugjeruar ose prekni Choose Someone Else.

Ekrani Find My duke shfaqur vendndodhjen e një pajisjeje iPad në hartë në krye të ekranit.

Si të gjeni telefonin tuaj iPhone nëse ju humbet ose jua vjedhin.

Është e lehtë të gjeni telefonin iPhone nëse humbet ose vidhet - për sa kohë që aktivizoni Find My iPhone përpara se kjo të ndodhë. Së pari, sigurohuni që jeni identifikuar në Apple Account dhe më pas shkoni te Settings  > [emri juaj] > Find My dhe aktivizoni Find My iPhone.

Pasi të aktivizoni Find My iPhone, mund të përdorni aplikacionin Find My në një pajisje tjetër Apple për të parë vendndodhjen e iPhone; madje mund të luani një tingull në telefonin e humbur iPhone për t'ju ndihmuar ta gjeni atë. (Sigurohuni që të jeni identifikuar me të njëjtën llogari Apple Account në pajisjen tjetër Apple.) Nëse nuk keni një pajisje tjetër Apple, shkoni te www.icloud.com/find në çdo shfletues uebi dhe identifikohuni me të njëjtën llogari Apple Account.

Dosja Recently Deleted në aplikacionin Photos. Fotografitë e fshira së fundi shfaqen në një rrjetë në ekran.

Rikuperoni fotografitë ose videot e fshira

Kur fshini fotografitë ose videot nga aplikacioni Photos, ato ruhen automatikisht në albumin Recently Deleted për 30 ditë. Nëse fshini aksidentalisht një fotografi ose video, mund ta rikuperoni dhe ta rivendosni në bibliotekën tuaj Photos.

Për të rikuperuar artikujt e fshirë, hapni aplikacionin dhe më pas prekni Collections. Prekni koleksionin Recently Deleted (nën Utilities) dhe më pas prekni View Album. Shkyçni albumin duke përdorur kodkalimin tuaj të iPhone, Face ID ose Touch ID. Prekni një fotografi ose video, prekni Recover Photo ose Recover Video.

Një ekran i iPhone që tregon baterinë e karikuar në 100%.

Maksimizoni kohëzgjatjen e baterisë së telefonit tuaj iPhone

Ka disa hapa të thjeshtë që mund të ndërmerrni për të ruajtur kohëzgjatjen e baterisë së telefonit tuaj iPhone. Së pari, sigurohuni që telefoni iPhone të jetë përditësuar në versionin më të fundit të iOS. Për të kontrolluar nëse ofrohet një përditësim i softuerit, shko te Settings  > General > Software Update.

Më pas, lidhuni gjithmonë me Wi-Fi kur është i disponueshëm; një lidhje Wi-Fi përdor më pak energji baterie sesa një lidhje celulare.

Si përfundim, ulni ndriçimin e ekranit tuaj: Hapni Control Center, pastaj rrëshqitni poshtë Brightness. Për të zbehur automatikisht ekranin bazuar në dritën përreth, shkoni te Settings  > Accessibility > Display & Text Size dhe më pas aktivizoni Auto-Brightness.

Për të mësuar më shumë rreth integritetit të baterisë së iPhone, shkoni te Settings  > Battery.

Ekrani Add Phone Number te Settings.

Nëse merrni një numër të ri telefoni

Numri i telefonit i lidhur me Apple Account përdoret shpesh për të verifikuar identitetin tuaj dhe për të vërtetuar se telefoni juaj iPhone është me të vërtetë juaji - njihet si numri juaj i besuar i telefonit. Nëse merrni një numër të ri telefoni, sigurohuni që të përditësoni numrin tuaj të besuar të telefonit në mënyrë që të mos humbni aksesin në llogarinë tuaj nëse harroni fjal[kalimin e Apple Account ose kaloni në një telefon të ri iPhone.

Për të përditësuar numrin tuaj të besuar të telefonit, shkoni te Settings  > [emri juaj] > Sign-In & Security dhe më pas prekni Add Email ose Phone Number. Prekni Phone Number dhe më pas futni numrin tuaj të ri të telefonit dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të verifikuar numrin tuaj të ri.

Një ekran i iPhone që tregon një ilustrim të globit. Në krye të globit është një sinjal radioje dhe një aeroplan fluturon rreth globit.

Gjithçka rreth eSIM

Një kartë eSIM është një version dixhital i kartës fizike SIM brenda teleofnit tuaj iPhone që lidhet me operatorin celular. Me kartën eSIM, nuk keni nevojë të ndërroni kartën SIM kur merrni një telefon të ri iPhone dhe mund të lidheni lehtësisht me operatorë të rinj celularë në shtëpi ose në udhëtime.

Nëse e fshini telefonin tuaj iPhone ose e rivendosni atë nga një kopje rezervë dhe fshini aksidentalisht kartën eSIM, telefoni juaj iPhone mund të humbasë lidhjen e tij celulare; për ta rikthyer atë, do t'ju duhet të kontaktoni me operatorin celular.

Dëshironi të mësoni më shumë?

Jo të gjitha funksionet janë të disponueshme për të gjitha modelet e iPhone.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.