Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shikoni një transkriptim të Voice Memos në iPhone

E folura në regjistrimet tuaja audio mund të transkriptohet në tekst në Voice Memos. Mund ta shikoni transkriptimin gjatë regjistrimit ose pas tij.

Shënim: Transkriptimi i audios është i disponueshëm në iPhone 12 dhe versione të mëvonshme në anglisht (të gjitha variantet), spanjisht, portugalisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, japonisht, koreanisht, kinezishte e thjeshtuar dhe kinezishte tradicionale. Nuk është e disponueshme në të gjitha gjuhët apo rajonet.

Nëse hapni një regjistrim të bërë në një version të mëparshëm të Voice Memos (iOS 17 ose më i hershëm), Voice Memos do ta transkriptojë atë automatikisht nëse përfshin të folur të regjistruar.

Shikoni një transkriptim gjatë regjistrimit

  1. Shkoni tek aplikacioni Voice Memos (në dosjen Utilities) në iPhone.

  2. Prekni butonin Record button për të filluar regjistrimin.

  3. Rrëshqitni lart nga kreu i formës së valës, më pas prekni butonin Transcriptiont për të parë transkriptimin drejtpërdrejt.

    Forma e valës zhduket përkohësisht dhe shfaqet transkriptimi, me fjalën aktuale të theksuar. Për t’u kthyer te pamja e formës së valës, prekni butonin Transcription.

  4. Prekni butonin Pause për të vendosur në pauyë regjistrimin; prekni Resume për ta vazhduar.

  5. Për ta ruajtur regjistrimin, prekni butonin Done.

Shikoni ose kopjoni tekstin e transkriptuar pas regjistrimit

  1. Shkoni tek aplikacioni Voice Memos (në dosjen Utilities) në iPhone.

  2. Prekni regjistrimin me transkriptin që dëshironi të shikoni.

  3. Prekni butonin More, pastaj bëni një nga më poshtë:

    • Kopjoni një pjesë të transkriptit: Zgjidhni View Transcript, zgjidhni tekstin që dëshironi të kopjoni dhe më pas prekni Copy.

    • Kopjoni të gjithë transkriptin: Zgjidhni Copy Transcript.

    Mund të hapni një dokument tjetër, p.sh. një mesazh të Mail ose skedar teksti, dhe të ngjisni tekstin në të.

Me Apple Intelligence*, mund të përdorni Writing Tools për të përmbledhur transkriptet me një prekje, për të korrigjuar punën tuaj dhe për të gjetur formulimin dhe tonin e duhur. Shikoni Përdorni Writing Tools me Apple Intelligence.

Kërkoni për tekst në tituj dhe transkriptime

  1. Shkoni tek aplikacioni Voice Memos (në dosjen Utilities) në iPhone.

  2. Rrëshqitni poshtë nga kreu i listës së regjistrimeve për të shfaqur fushën e kërkimit.

  3. Në fushën e kërkimit, futni tekstin që dëshironi të gjeni.

    Lista tregon vetëm regjistrimet me atë tekst, në titull ose në transkriptimin e audios.

Kur zgjidhni një term në transkriptim, koka e luajtjes shfaqet në atë vend në formën e valës së audios. Për t’u kthyer te forma e valës, prekni butonin Selected Transcription.

*Apple Intelligence është i disponueshëm në versionin beta me mbështetje për gjuhët e mëposhtme: anglisht, danisht, holandisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, norvegjisht, portugalisht, spanjisht, suedisht, turqisht, kinezisht (e thjeshtuar), kinezisht (tradicionale), japonisht, koreanisht dhe vietnamisht. Disa veçori mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha gjuhët ose rajonet. Për më shumë informacione për disponueshmërinë e veçorive dhe gjuhës dhe kërkesat e sistemit, shihni artikullin Si të merrni Apple Intelligence të Apple Support.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.