Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Ndarja e skedarëve dhe e dosjeve në iCloud Drive në iPhone

Pas konfigurimit të iCloud Drive mund të ndani dosje dhe skedarë individualë me shokët dhe kolegët. Kur i bëni ndryshme një dosjeje apo skedari të ndarë, të tjerët i shohin vetiu ndryshimet. Nëse u lejoni të tjerëve të bëjnë modifikime, ndryshimet e tyre shfaqen gjithashtu vetiu.

Skedarët dhe dosjet e ndara në iCloud Drive kanë këto karakteristika të rëndësishme:

  • Nëse bashkëpunoni në një dosje, do të ndahen të gjithë artikujt që keni shtuar në atë dosje ju apo pjesëmarrësit e tjerë.

  • Lidhja për te skedari i ndarë përfshin dhe emrin e tij. Nëse emri ose përmbajtja është konfidenciale, sigurohuni që t’u kërkoni marrësve të mos ia përcjellin lidhjen askujt tjetër.

  • Nëse e lëvizni një skedar të ndarë në një dosje apo vendndodhje tjetër, lidhja nuk punon më dhe të tjerët e humbasin mundësinë e hapjes së elementit.

  • Në varësi të aplikacionit, përdoruesit mund të duhet ta rihapin skedarin ose të prekin lidhjen origjinale për të parë ndryshimet e fundit.

Ndarja e një dosjeje apo skedari

Nëse jeni zotëruesi i një dosjeje apo skedari në iCloud Drive, mund të ftoni të tjerë për të parë ose bashkëpunuar te përmbajtjet përkatëse.

Mund të ndani një dosje ose skedar në mënyrë që të mund ta hapin vetëm ata që ftoni, apo cilido që merr lidhjen.

Mund të lejoni që të ndryshohet përmbajtja e një dosjeje apo skedari, ose mund t'i kufizoni hapjen në mënyrë që përmbajtja vetëm të mund t'i shihet.

  1. Shkoni tek aplikacioni Files në iPhone.

  2. Shkoni te një vendndodhje dhe më pas prekni dhe mbani shtypur dosjen ose skedarin që dëshironi të ndani.

  3. Prekni butonin Share dhe më pas zgjidhni nëse dëshironi të bashkëpunoni ose të dërgoni një kopje të dosjes ose skedarit.

  4. Kryeni një nga më poshtë:

    • Lejojuni vetëm të ftuarve të shikojnë e të modifikojnë përmbajtjen: Prekni butonin Forward, prekni “Only invited people”, prekni “Can make changes”, prekni Done dhe më pas zgjidhni një mënyrë, si p.sh. Messages ose Mail, për t'u dërguar të tjerëve një lidhje për te dosja apo skedari.

    • Lejojuni vetëm të ftuarve të shikojnë përmbajtjen: Prekni butonin Forward, prekni “Only invited people”, prekni “View only”, pastaj zgjidhni një mënyrë për dërgimin e lidhjes.

    • Lejojini cilitdo që ka lidhjen, që ta shohë e modifikojë përmbajtjen: Prekni butonin Forward, prekni “Anyone with the link”, prekni “Can make changes”, prekni Done, pastaj zgjidhni një mënyrë për dërgimin e lidhjes.

    • Lejojini cilitdo që ka lidhjen, që ta shohë përmbajtjen: Prekni butonin Forward, prekni “Anyone with the link”, prekni “View Only”, prekni Done, pastaj zgjidhni një mënyrë për dërgimin e lidhjes.

    • Lejoni çdo person të ftojë më shumë persona: Prekni butonin Forward, aktivizoni "Allow others to invite", më pas prekni Done.

  5. Zgjidhni si doni ta dërgoni ftesën tuaj, pastaj prekni Send.

Ftoni më shumë njerëz për të bashkëpunuar në një dosje ose skedar

Nëse e keni ndarë tashme një dosje ose skedar dhe aksesin e ka si “Only invited people”, mund ta ndani me më shumë persona.

  1. Shkoni tek aplikacioni Files në iPhone.

  2. Prekni Shared në fund të ekranit.

  3. Prekni dhe mbani shtypur dosjen ose skedarin që dëshironi të ndani.

  4. Prekni butonin Share, më pas prekni Manage Shared Folder ose Manage Shared File.

  5. Prekni Share With More People dhe zgjidhni një metodë për dërgimin e lidhjes.

  6. Futni çdo informacion tjetër të kërkuar, pastaj dërgoni ose postoni ftesën.

Ndarja e një dosjeje apo skedari me më shumë njerëz duke përdoru një lidhje

Nëse e caktoni aksesin në një dosje apo skedar të ndarë te "Anyone with the link", do të mund ta ndajë me të tjerët cilido që ka lidhjen.

  1. Shkoni tek aplikacioni Files në iPhone.

  2. Prekni Shared në fund të ekranit.

  3. Prekni dhe mbani shtypur dosjen ose skedarin që dëshironi të ndani.

  4. Prekni butonin Share, prekni Manage Shared Folder ose Manage Shared File dhe më pas prekni Send Link.

  5. Zgjidhni një metodë për dërgimin e lidhjes, vendosni çdo informacion tjetër të kërkuar, pastaj dërgoni ose postoni ftesën.

Ndryshimi i cilësimeve për aksesin dhe autorizimet për gjithkënd

Nëse jeni zotëruesi i një dosjeje apo skedari të ndarë mund t'ia ndryshoni aksesin në çdo kohë. Sidoqoftë, kjo prek të gjithë ata me të cilët e ke ndarë lidhjen.

  1. Shkoni tek aplikacioni Files në iPhone.

  2. Prekni Shared në fund të ekranit.

  3. Prekni dhe mbani shtypur dosjen ose skedarin për të cilin dëshironi të ndryshoni lejet.

  4. Prekni butonin Share, më pas prekni Manage Shared Folder ose Manage Shared File dhe më pas prekni Share Options.

  5. Ndryshoni njërin ose të dyja opsionet.

    • Opsioni i aksesit: Kur e ndryshoni opsionin e aksesit nga “Anyone with the link” në “Only invited people”, lidhja fillestare nuk funksionon më për askënd dhe vetëm personat që marrin një ftesë të re nga ju mund ta hapin dosjen apo skedarin.

    • Opsioni i autorizimit: Kur ndryshoni opsionin e autorizimit, gjithkush që e ka skedarin të hapur kur ndryshoni autorizimin do të shikojë një sinjalizim. Cilësimet e reja veprojnë vetëm pas anulimit të sinjalizimit.

Ndryshimi i cilësimeve për aksesin dhe autorizimet për një person

Nëse jeni zotëruesi i një dosjeje apo skedari të ndarë dhe aksesin e ka si “Only invited people”, mund ta ndryshoni autorizimin për një person pa ndikuar tek autorizimet e të tjerëve. Mund dhe t'ia hiqni aksesin personit në këtë skedar.

  1. Shkoni tek aplikacioni Files në iPhone.

  2. Prekni dhe mbani shtypur dosjen ose skedarin për të cilin dëshironi të ndryshoni lejet.

  3. Prekni Manage Shared Folder ose Manage Shared File.

  4. Prekni emrin e personit, pastaj zgjidhni një opsion.

Ndalimi i ndarjes së një dosjeje apo skedari

Nëse jeni zotëruesi i një dosjeje apo skedari të ndarë, mund t'ia ndaloni ndarjen.

  1. Shkoni tek aplikacioni Files në iPhone.

  2. Hapni vendndodhjen e dosjes ose skedarit për të cilin dëshironi të ndaloni ndarjen.

  3. Prekni dhe mbani shtypur dosjen ose skedarin, prekni butonin Share, më pas prekni Manage Shared Folder ose Manage Shared File.

  4. Prekni Stop Sharing.

Kushdo që e ka skedarin të hapur kur ndaloni ndarjen, shikon një sinjalizim. Elementi mbyllet kur largohet sinjalizimi, skedari hiqet nga iCloud Drive i personit, si dhe lidhja nuk punon më. Nëse më vonë e ndani sërish elementin dhe e caktoni aksesin si “Anyone with the link”, lidhja fillestare do të funksionojë. Nëse aksesi caktohet si “Only invited people”, lidhja fillestare funksionon përsëri vetëm për personat që riftoni për të ndarë elementin.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.