Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Rezervimi i të dhënave shëndetësore në iCloud në iPhone

Nëse identifikoheni me Apple Account, informacioni juaj i shëndetit e i fizkulturës në aplikacionin Health ruhet automatikisht në iCloud. Informacioni juaj enkriptohet kur lëviz midis iCloud dhe pajisjes tuaj dhe ndërsa ruhet në iCloud.

Përveç përdorimit të iCloud ose nëse nuk e përdorni iCloud, të dhënat mund t'i rezervoni duke enkriptuar një rezervim në kompjuter. Shikoni Rezervimi i iPhone.

Shënim: Në mënyrë që të dhënat e aplikacionit Health të sinkronizohen midis pajisjeve, sigurohuni që pajisjet të jenë identifikuar me të njëjtën llogari të Apple Account, të jenë të lidhura me internetin dhe të përditësohen me versionin më të fundit të sistemit operativ.

Menaxhoni të dhënat tuaja të Health në iCloud

Mund të siguroheni që të dhënat tuaja të Health të sinkronizohen në të gjitha pajisjet tuaja. Gjithashtu mund të ndaloni ruajtjen e të dhënave tuaja në çdo kohë.

  1. Shkoni tek aplikacioni Settings në iPhone.

  2. Prekni emrin tuaj dhe më pas prekni iCloud.

  3. Prekni Show All, prekni Health dhe më pas aktivizoni ose çaktivizoni Sync with iPhone.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.