Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shtoni ose hiqni llogaritë në Contacts në iPhone

Në aplikacionin Contacts, mund të shtoni disa llogari - si iCloud, Microsoft Exchange, Google dhe Yahoo. Mund të zgjidhni një llogari të paraygjedhur, të konfiguroni llogaritë LDAP ose CardDAV, të shfaqni ose fshihni llogaritë, si dhe të fshini llogaritë.

Shtoni kontaktet tuaja të iCloud

  1. Shkoni tek aplikacioni Settings në iPhone.

  2. Prekni emrin tuaj dhe më pas prekni iCloud.

  3. Prekni See All pranë Saved to iCloud, më pas aktivizoni Contacts.

Shtoni kontaktet tuaja nga llogaritë e tjera

Mund të përdorni aplikacionin Contacts për të menaxhuar kontaktet tuaja në llogari të tjera si Microsoft Exchange, Google dhe Yahoo.

  1. Shkoni tek aplikacioni Settings në iPhone.

  2. Prekni Apps, pastaj prekni Contacts.

  3. Prekni Contacts Accounts, më pas prekni Add Account.

  4. Zgjidhni një llogari, identifikohuni në të, pastaj aktivizoni Contacts.

Shënim: Nëse shtoni një llogari që nuk mbështet njoftimet me shtytje, mund të caktoni një orar të Fetch për përditësimin e kontakteve tuaja nga llogaria. Shkoni te Settings  > Apps > Contacts, prekni Contacts Accounts dhe më pas prekni New Data. Nën Fetch, zgjidhni një orar. Nëse zgjidhni Automatically, të dhënat e reja shkarkohen kur telefoni juaj iPhone është në karikim dhe i lidhur me Wi-Fi.

Shtoni kontakte nga aplikacionet e ofruesit të kontakteve

Mund t'i lejoni aplikacionet e palëve të treta që të shtojnë kontakte në aplikacionin Contacts. Kontaktet menaxhohen nga aplikacioni i palëve të treta dhe nuk mund të modifikohen te Contacts.

  1. Shkoni tek aplikacioni Settings në iPhone.

  2. Prekni Apps, pastaj prekni Contacts.

  3. Prekni Providers, më pas aktivizoni opsionin për një aplikacion.

Zgjidhni llogarinë tuaj të parazgjedhur

Mund të zgjidhni një llogari të parazgjeddur ku kontaktet e reja shtohen automatikisht.

  1. Shkoni tek aplikacioni Settings në iPhone.

  2. Prekni Apps, pastaj prekni Contacts.

  3. Prekni Default Account dhe më pas prekni llogarinë që dëshironi ta bëni t[ parazgjedhur.

Konfigurimi i një llogarie LDAP ose CardDAV për të hapur direktoritë e kompanive ose të shkollave

  1. Shkoni tek aplikacioni Settings në iPhone.

  2. Prekni Apps, pastaj prekni Contacts.

  3. Prekni Contacts Accounts, më pas prekni Add Account.

  4. Prekni Add Other Account, më pas prekni Add LDAP Account ose CardDAV Account.

  5. Futni informacionet e llogarisë.

Hiqni një llogari kontakti

Kur hiqni një llogari, kontaktet në atë llogari nuk shfaqen më në telefonin tuaj iPhone. Kontaktet mbeten në llogarinë tuaj të internetit (p.sh. iCloud.com ose Google) dhe në çdo pajisje tjetër që keni konfiguruar tashmë.

  • Çaktivizoni kontaktet e iCloud: Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud. Prekni See All pranë Saved to iCloud, më pas çaktivizoni Contacts.

    Mund të zgjidhni t’i mbani ose fshini kontaktet e iCloud të sinkronizuara më parë në iPhone.

  • Ndaloni përkohësisht përdorimin e një llogarie: Shkoni te Settings  > Apps > Contacts > Contacts Accounts, prekni llogarinë dhe më pas çaktivizoni Contacts.

    Për të parë përsëri kontaktet në atë llogari në iPhone, aktivizoni Contacts.

  • Fshini një llogari: Shkoni te Settings  > Apps > Contacts > Contacts Accounts, prekni llogarinë dhe më pas prekni Delete Account.

    Nëse nuk e shikoni Sign Out ose Delete Account, llogaria juaj mund të menaxhohet nga organizata juaj. Shikoni një administrator për udhëzime për heqjen.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.