Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Gjetja dhe përdorimi i aplikacioneve tuaja në App Library në iPhone

App Library i shfaq aplikacionet tuaja të organizuara në kategori, si p.sh. Social, Entertainment dhe Productivity & Finance. Aplikacionet që përdorni më shumë janë afër kreut të ekranit dhe në nivelin më të lartë të kategorive, kështu që mund t’i lokalizoni dhe hapni me lehtësi ato.

App Library në iPhone që shfaq aplikacionet e organizuara sipas kategorisë (Utilities, Social, Entertainment etj.)

Shënim: Aplikacionet në App Library organizohen në kategori në mënyrë inteligjente, bazuar në mënyrën se si i përdorni aplikacionet tuaja. Mund të shtoni aplikacione tek App Library në Home Screen, por nuk mund t'i zhvendosni ato te një kategori tjetër në App Library.

Gjetja dhe hapja e një aplikacioni në App Library

  1. Shkoni te Home Screen, pastaj rrëshqitni majtas duke i kaluar të gjitha faqet e Home Screen për të shkuar tek App Library.

  2. Prekni fushën e kërkimit në krye të ekranit dhe më pas futni emrin e aplikacionit që po kërkoni. Ose lëvizni lart dhe poshtë për të shfletuar në listën në rend alfabetik.

  3. Për të hapur një aplikacion, prekeni atë.

Nëse një kategori ka disa ikona të vogla aplikacionesh, mund t'i prekni për ta zgjeruar kategorinë dhe për të shikuar të gjitha aplikacionet në të.

Fshehja dhe shfaqja e faqeve të Home Screen

Duke qenë se mund t'i gjeni të gjitha aplikacionet tuaja në App Library, mund të mos ju duhen aq shumë faqe të Home Screen për aplikacionet. Mund t'i fshihni disa faqe të Home Screen, gjë që e afron App Library te faqja e parë e Home Screen. (Kur dëshironi t'i shikoni përsëri faqet e fshehura, mund t'i shfaqni ato.)

  1. Shkoni te Home Screen, më pas prekni dhe mbani shtypur sfondin e ekranit bazë Home Screen derisa ikonat e aplikacioneve të fillojnë të dridhen.

  2. Prekni pikat në pjesën e poshtme të ekranit.

    Imazhet e miniaturave në faqet e Home Screen shfaqen me shenja kontrolli nën to.

  3. Për t'i fshehur faqet, prekni për të hequr shenjat e kontrollit.

    Për të shfaqur faqet e fshehura, prekni për t'i shtuar shenjat e kontrollit.

  4. Prekni Done (në një iPhone me Face ID) ose shtypni butonin Home (në modele të tjera të iPhone).

Kur faqet e tjera të Home Screen janë të fshehura, mund të shkoni nga faqja e parë e Home Screen tek App Library (dhe prapa) me vetëm një ose dy rrëshqitje.

Shënim: Kur faqet e Home Screen janë të fshehura, aplikacionet e reja që shkarkoni nga App Store mund të shtohen tek App Library në vend të Home Screen.

Rirenditja e faqeve të ekranit Home Screen

Nëse keni shumë faqe të Home Screen, mund ta ndryshoni renditjen e tyre. Për shembull, mund të mblidhni së bashku aplikacionet tuaja të preferuara në një faqe të Home Screen dhe më pas ta bëni atë faqen tuaj të parë në Home Screen.

  1. Shkoni te Home Screen, më pas prekni dhe mbani shtypur sfondin e ekranit bazë Home Screen derisa ikonat e aplikacioneve të fillojnë të dridhen.

  2. Prekni pikat në pjesën e poshtme të ekranit.

    Imazhet e miniaturave në faqet e Home Screen shfaqen me shenja kontrolli nën to.

  3. Për të zhvendosur çdo faqe të Home Screen, prekeni dhe mbajeni shtypur dhe më pas zvarriteni në një vendndodhje të re.

  4. Prekni dy herë Done (në një iPhone me Face ID) ose shtypni dy herë butonin Home (në modele të tjera të iPhone).

Ndryshimi i vendit ku shkarkohen aplikacionet e reja

Kur shkarkoni aplikacione të reja nga App Store, mund t'i shtoni ato te Home Screen dhe tek App Library, ose vetëm tek App Library.

  1. Shkoni te Settings  > Home Screen & App Library.

  2. Zgjdhni Add to Home Screen ose App Library Only.

Shënim: Për të lejuar që stemat e njoftimeve të shfaqen në aplikacione në App Library, aktivizoni Show in App Library.

Zhvendosja e një aplikacioni nga App Library te Home Screen

Nëse shkarkoni një aplikacion në App Library, mund ta zhvendosni atë me lehtësi përsëri në ekranin Home Screen.

  1. Shkoni tek App Library.

  2. Prekni dhe mbani shtypur aplikacionin derisa ikonat e aplikacioneve të fillojnë të dridhen dhe aplikacioni të zhvendoset në ekranin bazë Home Screen, më pas ngrini gishtin.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.