Merrni njoftime dhe buletine të News në iPhone

Nëse nuk dëshironi të humbisni lajmet e rëndësishme, mund të përdorni njoftimet dhe buletinet për të qëndruar i informuar për lajmet më të fundit. Disa kanale që ndiqni mund t’ju dërgojnë njoftime. Gjithashtu mund të zgjidhni të merrni buletine nga redaktorët e Apple News me email.

Shënim: Apple News dhe Apple News+ nuk janë të disponueshme në të gjitha shtetet ose rajonet. Shihni artikullin e Apple Support Availability of Apple Media Services.

Aktivizoni njoftimet

Disa kanale që ndiqni mund t’ju dërgojnë njoftime rreth artikujve të rëndësishëm.

  1. Shkoni tek aplikacioni News në iPhone.

  2. Prekni Following, rrëshqitni në fund të ekranit, pastaj prekni Notifications & Email nën Manage.

  3. Aktivizoni njoftimet për kanalet tuaja të preferuara, si dhe njoftimet nga Apple News, si p.sh. Apple News Top Stories, Apple News Spotlight, etj.

Nëse abonoheni në Apple News+, mund të merrni gjithashtu njoftime kur ofrohen numra të rinj të botimeve që ndiqni. Mund të merrni gjithashtu njoftime për New Features & Tips.

Marrja e buletineve të Apple News

Mund të zgjidhni që të merrni buletinet në kutinë hyrëse të emailit nga redaktorët e Apple News. Buletinet paraqesin historitë kryesore, të personalizuara sipas interesave tuaja. Nëse abonoheni tek Apple News+, buletinet mund të përfshijnë po ashtu botimet e reja të revistave tuaja të preferuara.

  1. Shkoni tek aplikacioni News në iPhone.

  2. Prekni Following, rrëshqitni në fund të ekranit, pastaj prekni Notifications & Email.

  3. Rrëshqitni në fund të ekranit dhe pastaj kryeni një nga më poshtë:

    • Aktivizoni Apple News Newsletters.

    • Prekni Sign Up for Newsletters, pastaj prekni Sign Me Up.

  4. Në SHBA, mund të jenë të disponueshme disa buletine të ndryshme. Për të zgjedhur se cilat dëshironi të merrni, bëni një nga sa vijon:

    • Regjistrohuni: Prekni Sign Up.

    • Çregjistrohuni: Prekni Subscribed.

Për të ndaluar marrjen e buletineve, kthehuni tek ekrani Notifications & Email dhe më pas çaktivizoni Apple News Newsletters. Në Shtetet e Bashkuara, prekni Manage Newsletters dhe më pas çregjistrohuni nga çdo buletin që nuk dëshironi ta merrni më.

Shënim: Buletinet e personalizuara nuk janë të disponueshme në të gjitha shtetet ose rajonet. Për të marrë buletinin e Sports, duhet së pari të sinkronizoni My Sports dhe të ndiqni një temë sportive.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.