Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shënimet në libra në aplikacionin Books në iPhone

Mund të theksoni, të nënvizoni ose të mbani shënime kur lexoni libra në aplikacionin Books dhe më pas t'i ndani shënimet tuaja me të tjerët. Gjithashtu mund të përktheni, kopjoni dhe ndani tekstin e zgjedhur.

Një faqe e një libri në aplikacionin Books, me një pjesë të tekstit të faqes të zgjedhur. Kontrollet për Highlight, Add Note dhe Translate janë mbi tekstin e zgjedhur.

Shënim: Apple Books nuk është i dispouneshëm në të gjitha shtetet ose rajonet. Shihni artikullin e Apple Support Availability of Apple Media Services.

Theksimi ose nënvizimi i tekstit

  1. Shkoni tek aplikacioni Books në iPhone.

  2. Prekni kapakun e librit për ta hapur.

  3. Prekni dhe mbani shtypur një fjalë, lëvizni pikat e kapjes për të rregulluar përzgjedhjen dhe më pas prekni Highlight.

    Për të hequr një theksim apo nënvizim, prekni tekstin, pastaj prekni Remove.

  4. Për të ndryshuar ngjyrën e theksimit ose për të kaluar te nënvizimi, prekni tekstin, më pas prekni Highlight dhe më pas prekni një opsion.

Për të parë të gjitha theksimet, prekni faqen, prekni butonin Menu, prekni Bookmarks & Highlights dhe më pas prekni Highlights. Prekni një theksim për të shkuar në atë vendndodhje në libër.

Shtimi i një shënimi

  1. Shkoni tek aplikacioni Books në iPhone.

  2. Prekni kapakun e librit për ta hapur.

  3. Prekni dhe mbani një fjalë, pastaj lëvizni pikat e kapjes për të rregulluar përzgjedhjen e tekstit.

  4. Prekni Add Note, futni tekstin dhe më pas prekni butonin Done.

Për të parë të gjitha shënimet, prekni faqen, prekni butonin Menu, prekni Bookmarks & Highlights dhe më pas prekni Highlights. Prekni një shënim për të shkuar në atë vendndodhje në libër.

Ndani theksimet dhe shënimet

  1. Shkoni tek aplikacioni Books në iPhone.

  2. Prekni kapakun e librit për ta hapur.

  3. Prekini një theksim ose shënim, prekni butonin Forward dhe më pas prekni Share.

    Këshillë: Për të ndarë disa theksime ose shënime në të njëjtën kohë, prekni butonin Menu, prekni Bookmarks & Highlights dhe më pas prekni Highlights. Prekni butonin Checklist, prekni artikujt që dëshironi të ndani dhe më pas prekni butonin Share.

Fshirja e një shënimi:

  1. Shkoni tek aplikacioni Books në iPhone.

  2. Prekni kapakun e librit për ta hapur.

  3. Trokitni një shënim, prekni Remove, pastaj zgjidhni Remove Note ose Remove Highlight & Note.

    Këshillë: Për të ndarë disa theksime ose shënime në të njëjtën kohë, prekni butonin Menu, prekni Bookmarks & Highlights dhe më pas prekni Highlights. Prekni butonin Checklist, prekni artikujt që dëshironi të fshini dhe më pas prekni butonin Delete.

Përktheni, kërkoni ose kopjoni tekstin

Kur lexoni, mund të zgjidhni tekstin dhe pastaj ta përktheni ose kopjoni atë. Gjithashtu mund të kërkoni në libër për tekstin e zgjedhur.

  1. Shkoni tek aplikacioni Books në iPhone.

  2. Prekni kapakun e librit për ta hapur.

  3. Prekni dhe mbani një fjalë, pastaj lëvizni pikat e kapjes për të rregulluar përzgjedhjen e tekstit.

  4. Prekni butonin Forward dhe më pas prekni Translate, Search ose Copy.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.