Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Lokalizimi i një AirTag ose një artikulli tjetër te Find My në iPhone

Mund të përdorni aplikacionin Find My për të lokalizuar një AirTag të humbur ose një artikull të palëve të treta që e keni regjistruar në Apple Account. Nëse keni një telefon të modelit iPhone 15 e lart, mund të gjeni po ashtu vendndodhjen e tij ekzakte.

Mësoni se si të regjistroni një AirTag ose një artikull të palëve të treta.

Shfaqja e vendndodhjes së një artikulli

Prekni Items në fund të ekranit, pastaj prekni artikullin që dëshironi të lokalizoni.

  • Nëse artikulli mund të gjendet: Shfaqet në hartë që të mund ta shikoni se ku ndodhet. Vendndodhja dhe vula kohore shfaqen poshtë emrit të artikullit. Vendndodhja e artikullit përditësohet kur lidhet me rrjetin e Find My.

  • Nëse artikulli nuk mund të lokalizohet: Do të shikoni se ku dhe kur është lokalizuar për herë të fundit. Nën Notifications, aktivizoni Notify When Found. Do të merrni një njoftim kur të gjendet përsëri.

    E rëndësishme: Sigurohuni që të lejoni njoftimet për aplikacionin Find My. Shikoni Ndryshimi i cilësimeve të njoftimit në iPhone.

Luajtja e një tingulli

Nëse artikulli është në afërsi, mund të luani një tingull në të për t'ju ndihmuar ta gjeni.

Shënim: Nëse nuk mund të luani një tingull te një artikull, nuk do ta shikoni butonin Play Sound.

  1. Shkoni tek aplikacioni Find My në iPhone.

  2. Prekni Items në fund të ekranit, pastaj prekni artikullin në të cilin dëshironi të luani një tingull.

  3. Prekni Play Sound.

    Për të ndaluar luajtjen e tingullit para se të ndalojë automatikisht, prekni Stop Sound.

Marrja e udhëzimeve për një artikull

Mund të merrni udhëzime për te vendndodhja aktuale ose vendndodhja e fundit e njohur e një artikulli tek aplikacioni Maps.

  1. Shkoni tek aplikacioni Find My në iPhone.

  2. Prekni Items në fund të ekranit, pastaj prekni artikullin për të cilin dëshironi të merrni udhëzime.

  3. Prekni Directions për të hapur Maps.

Shikoni Marrja e udhëzimeve.

Gjetja e vendndodhjes së saktë të një etikete AirTag

Nëse keni një telefon të mbështetur iPhone dhe jeni afër etiketës AirTag, mund të gjeni vendndodhjen e saktë të etiketës AirTag.

  1. Shkoni tek aplikacioni Find My në iPhone.

  2. Prekni Items në fund të ekranit, pastaj prekni AirTag në afërsi.

  3. Prekni Find.

    Hapet aplikacioni Find My, duke shfaqur çelësat e Danny në Golden Gate Park. Prekni butonin Find për të lokalizuar një AirTag në afërsi.
  4. Kryeni një nga më poshtë:

    • Afrohuni tek AirTag: Filloni të lëvizni për të lokalizuar AirTag dhe ndiqni udhëzimet në ekran. Mund të shikoni një shigjetë që tregon drejtimin e etiketës AirTag, një distancë të përafërt që ju tregon se sa larg është dhe një shënim nëse ndodhet në një kat tjetër.

    • Luani një tingull: Prekni butonin Play Sound për të luajtur një tingull në etiketën AirTag.

  5. Kur ta lokalizoni AirTag, prekni butonin Close.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.