Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Vendosni një Focus në iPhone

Focus është një veçori që ju ndihmon të përqendroheni në një detyrë duke minimizuar shpërqendrimet. Kur dëshironi të përqendroheni në një aktivitet specifik, mund të personalizoni një nga opsionet e ofruara të Focus, p.sh. Work, Personal ose Sleep, ose të krijoni një Focus të personalizuar. Mund të përdorni Focus për të vendosur përkohësisht në heshtje të gjitha njoftimet ose për të lejuar vetëm njoftime specifike, p.sh. ato që zbatohen për detyrën tuaj, dhe t'u tregosh njerëzve dhe aplikacioneve që je i zënë.

Nëse Apple Intelligence* është aktivizuar, mund të përdorni edhe Reduce Interruptions Focus, i cili përdor Apple Intelligence për t'ju treguar vetëm njoftimet më të rëndësishme. Shikoni Përdorni Reduce Interruptions Focus.

Këshillë: Për t'i vendosur me shpejtësi në heshtje të gjitha njoftimet, hapni Control Center, prekni Focus dhe më pas aktivizoni Do Not Disturb.

Konfiguroni një Fokus

  1. Shkoni te Settings , prekni Focus dhe më pas prekni një Focus, p.sh. Do Not Disturb, Personal ose Work.

    Një ekran që shfaq pesë opsione të dhëna të Focus - Do Not Disturb, No messages during calls, Sleep, Personal dhe Work. Opsioni Share Across Devices është aktiv, i cili lejon që të njëjtat cilësime të Focus të përdoren në pajisje të ndryshme Apple.
  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Zgjidhni se për cilët persona do të lejohen njoftimet gjatë Focus: Prekni People. Për të mësuar më shumë, shihni Vendosni në heshtje ose lejoni njoftimet nga persona të caktuar gjatë një Focus.

    • Zgjidhni se për cilët persona do të lejohen njoftimet gjatë Focus: Prekni Apps. Për të mësuar më shumë, shihni Vendosni në heshtje ose lejoni njoftimet nga aplikacione specifike gjatë një Focus.

    • Zgjidhni nëse dëshironi të shfaqni njoftimin e vendosur në heshtje në ekranin Lock Screen, të errësoni ekranin Lock Screen kur fokusi është aktiv dhe më shumë: Prekni Options.

    • Zgjidhni një faqe të personalizuar të ekranit Lock Scren ose Home Screen për të kaluar kur fokusi është aktiv për të ndihmuar në kufizimin e shpërqendrimeve: Zgjidhni Lock Screen ose Home Screen. Për të mësuar më shumë, shihni Lidhni një Focus me ekranin tua Lock Screen.

    • Bëni që Focus të aktivizohet automatikisht në një kohë, vendndodhje të caktuar ose gjatë përdorimit të një aplikacioni të caktuar: Prekni Add Schedule. Për të mësuar më shumë, shihni Planifikoni aktivizimin ose çaktivizimin e një Focus.

    • Përshtatni mënyrën se si sillen aplikacionet dhe pajisja juaj kur Focus është aktiv: Prekni Add Filter. Për të mësuar më shumë, shihni Shtoni filtrat e Focus.

    • Përdorni Apple Intelligence* për të lejuar që njoftimet e rëndësishme t'ju ndërpresin: Aktivizoni Intelligent Breakthrough & Silencing.

Shtoni filtrat e Focus

Kur konfiguroni një Focus, mund të shtoni filtra aplikacionesh që përcaktojnë se çfarë informacioni do të shfaqin aplikacionet gjatë Focus. Për shembull, mund të zgjidhni se cilën llogari postare ose cilin kalendar do të përdorni gjatë Focus.

  1. Shkoni te Settings  > Focus, pastaj prekni Focus për të cilin dëshironi të shtoni filtrat.

  2. Lëvizni poshtë te filtrat e Focus pastaj prekni Add Filter.

  3. Prekni një aplikacion ose filtër sistemi dhe më pas zgjidhni informacionet nga ai aplikacion që dëshironi të përdorni gjatë Focus:

  4. Prekni Add për të shtuar filtrin te Focus.

Shënim: Filtrat e fokusit nuk asinkronizohen mes pajisjeve kur keni të aktivizuar Share Across Devices te Settings > Focus.

Krijimi i një Focus të personalizuar

Nëse dëshironi të përqendroheni në një aktivitet që është i ndryshëm nga secili prej opsioneve të dhëna të Focus, mund të krijoni një Focus të personalizuar.

Një ekran i konfigurimit të Focus për opsionet shtesë të dhëna të Focus, duke përfshirë Custom, Driving, Fitness, Gaming, Mindfulness dhe Reading.
  1. Shkoni te Settings  > Focus.

  2. Prekni butonin Add lart djathtas dhe më pas prekni Custom.

  3. Futni një emër për Focus dhe më pas prekni Return.

  4. Zgjidhni një ngjyrë dhe një ikonë për paraqitjen e Focus dhe më pas prekni Next.

  5. Prekni Customize Focus, pastaj konfiguroni opsionet për opsionin e personalizuar të Focus.

Mbajtja e përditësuar e cilësimeve të Focus në të gjitha pajisjet tuaja Apple

Mund të përdorni të njëjtat cilësime të Focus në të gjitha pajisjet Apple ku jeni identifikuar në të njëjtën Apple Account.

  1. Shkoni te Settings  > Focus.

  2. Aktivizoni Share Across Devices.

    Shënim: Kur aktivizoni Share Across Devices dhe Share Focus Status, Focus mund të tregojë që i keni vendosur në heshtje njoftimet. Për shembull, nëse i vendosni në heshtje njoftimet kur konfiguroni një Focus, njerëzit që ju dërgojnë mesazhe do të shohin se njoftimet tuaja janë vendosur në heshtje. Mund ta ndryshoni këtë cilësim për persona specifikë në kartën e tyre të kontaktit.

*Apple Intelligence është i disponueshëm në versionin beta me mbështetje për gjuhët e mëposhtme: anglisht, danisht, holandisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, norvegjisht, portugalisht, spanjisht, suedisht, turqisht, kinezisht (e thjeshtuar), kinezisht (tradicionale), japonisht, koreanisht dhe vietnamisht. Disa veçori mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha gjuhët ose rajonet. Për më shumë informacione për disponueshmërinë e veçorive dhe gjuhës dhe kërkesat e sistemit, shihni artikullin Si të merrni Apple Intelligence të Apple Support.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.