Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Ndrzshoni alarmin e zgjimit te Clock në iPhone

Mund të bëni ndryshime në alarmin tuaj të zgjimit nëse keni konfiguruar një orar gjumi në aplikacionin Health.

Ndryshoni alarmin e zgjimit

  1. Shkoni tek aplikacioni Clock në iPhone.

  2. Prekni Alarms dhe më pas prekni Change.

  3. Kryeni një nga më poshtë:

    • Ndryshoni vetëm orën tuaj të zgjimit: Zvarritni butonin Ringing Alarm.

    • Ndryshoni orarin tuaj të gjumit: Zvarriteni për të rrotulluar harkun ndërmjet butonit Bedtime dhe butonit Ringing Alarm. (Ora juaj e gjumit dhe e zgjimit ndryshojnë njëkohësisht dhe kohëzgjatja e gjumit mbetet e pandryshuar.)

    Një ekran për të ndryshuar alarmin e ardhshëm të zgjimit: Pozicioni i butonit të ziles së alarmit cakton orën e alarmit.
  4. Lëvizni poshtë tek Alarm Options, aktivizoni alarmin dhe më pas ndryshoni një nga opsionet e mëposhtme:

    • Sounds & Haptics: Prekeni për të zgjedhur dridhjet ose tonin e ziles.

    • Volumi i alarmit: Zvarritni butonin rrëshqitës.

    • Snooze: Aktivizojeni për të parë një buton Snooze me alarmin tuaj.

    • Snooze Duration: Zgjidhni se për sa kohë do ta vendosni në pauzë alarmin.

  5. Prekni butonin Done, dhe më pas prekni Change Next Alarm Only.

    Shënim: Nëse prekni Change This Schedule, përditësoni gjithashtu alarmin tuaj të përsëritur të zgjimit në orarin tuaj të gjumit.

Për të bërë ndryshime në planifikimin e gjumit që zbatohen përtej alarmit të ardhshëm të zgjimit, prekni Edit Sleep Schedule in Health. (Shikoni Modifikoni oraret e gjumit në Health.)

Çaktivizoni alarmin e ardhshëm të zgjimit

  1. Shkoni tek aplikacioni Clock në iPhone.

  2. Prekni Alarms dhe më pas prekni Change.

  3. Lëvizni poshtë tek Alarm Options dhe më pas çaktivizoni Alarm.

  4. Prekni butonin Done, dhe më pas prekni Change Next Alarm Only.

    Shënim: Nëse prekni Change This Schedule, përditësoni gjithashtu alarmin tuaj të përsëritur të zgjimit në orarin tuaj të gjumit.

Heqja e alarmit të zgjimit

  1. Shkoni tek aplikacioni Clock në iPhone.

  2. Prekni Change, më pas prekni Edit Sleep Schedule në Health.

  3. Çaktivizoni Sleep Schedule.

Shkoni tek aplikacioni Health, mund të fshini një orar gjumi ose të çaktivizoni të gjitha oraret e gjumit.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.