Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Kontrolloni për imazhe dhe video delikate në Screen Time në iPhone

Telefoni juaj iPhone mund të zbulojë lakuriqësinë në imazhe dhe video përpara se ato të dërgohen ose të merren. Kjo veçori është e disponueshme në Messages, AirDrop, Contact Posters, FaceTime, përzgjedhësin e Photos dhe albumet e ndara në Photos. Fotografitë dhe videot me lakuriqësi mund të zbulohen edhe kur zgjidhen për t’u ndarë në disa aplikacione të palëve të treta.

Nëse zbulohet një përpjekje për të dërguar fotografi ose video që mund të përfshijnë lakuriqësi, Communication Safety shfaq një paralajmërim, jep opsione për të qëndruar të sigurt dhe ofron burime të dobishme. Fotografitë dhe videot analizohen në pajisje. Apple nuk merr një sinjalizim që është zbuluar lakuriqësi dhe nuk merr akses te fotografitë ose videot.

Për të mësuar më shumë rreth konfigurimit të kësaj veçorie për një fëmijë nën 18 vjeç, shikoni Aktivizoni ose çaktivizoni kontrollin për imazhe dhe video delikate në komunikime në telefonin iPhone të një fëmije dhe Rreth Communication Safety në pajisjen Apple të fëmijës suaj.

Shënim: Communication Safety aktivizohet si parazgjedhje për fëmijët nën 18 vjeç (mosha ndryshon sipas shtetit ose rajonit).

  1. Shkoni tek aplikacioni Settings në iPhone.

  2. Prekni Screen Time, prekni Communication Safety, pastaj aktivizoni ose çaktivizoni Communication Safety.

    Kur Communication Safety është i aktivizuar, iPhone zbulon imazhet ose videot me lakuriqësi dhe shfaq një paralajmërim.

    Ekrani Sensitive Content Warning, paralajmërim për lakuriqësi të mundshme në një imazh. Në fund të ekranit janë tre butona që i përgjigjen pyetjes "Are you sure you want to view?" Butonat janë Cancel, View Ways to Get Help dhe I’m Sure.

    Shënim: Kur aktivizoni Communication Safety, aktivizon Sensitive Content Warning te Settings  > Privacy & Security. Mund të aktivizoni gjithashtu Sensitive Content Warning më vete te Settings  > Privacy & Security. Shikoni Merrni paralajmërime për përmbajtjet delikate.

Ju mund ta ndihmoni Apple të përmirësojë Communication Safety duke ndarë të dhëna analitike dhe përdorimi. Nuk ndahen mesazhe apo media me Apple. Për ta aktivizuar këtë, shkoni te Settings > Screen Time > Communication Safety > Improve Communication Safety.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.