Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Përgjigjja ose refuzimi i telefonatave hyrëse në iPhone

Mund të përgjigjeni, ta kaloni në heshtje ose ta refuzoni një teleonatë hyrëse. Nëse e refuzoni një telefonatë, ajo kalon te posta zanore. Gjithashtu mund t'i përgjigjeni një telefonate me një mesazh.

Përgjigja ndaj thirrjes

Kryeni një nga më poshtë:

  • Prekni butonin Answer Call.

  • Nëse iPhone është i kyçur, zvarritni rrëshqitësin.

Këshillë: Mund të bëni që Siri të njoftojë për telefonatat hyrëse, të cilat mund t'i pranosh ose t'i refuzosh me anë të zërit tënd.

Çaktivizimi i zërit të thirrjes

Shtypni butonin anësor ose butonin e volumit kur vjen një telefonatë.

Mund t'i përgjigjeni gjithsesi thirrjeve pa zë përpara se të kalojnë te posta zanore.

Shënim: Mund të filtroni dhe të vendosni automatikisht në heshtje telefonatat nga numra të panjohur. Shikoni Filtroni ose vendosni në heshtje numrat e panjohur.

Refuzimi i një thirrjeje dhe dërgimi i saj drejt te posta zanore

Për të refuzuar një telefonatë hyrëse, bëni një nga sa vijon:

  • Shtypni dy herë me shpejtësi butonin anësor.

  • Prekni butonin Decline Call.

  • Rrëshqisni lart në banderolën e telefonatës.

Mund të prekni po ashtu banderolën e telefonatës për më shumë opsione. Kryeni një nga më poshtë:

  • Prekni Voicemail për ta dërguar telefonatën te posta zanore.

  • Prekni Message dhe më pas zgjidhni një përgjigje të parazgjedhur ose prekni Custom.

    Për të krijuar përgjigjet tuaja të parazgjedhura, shkoni te Settings  > Apps > Phone > Respond with Text, pastaj prekni një fushë nën Respond With dhe më pas shkruani përgjigjen tuaj.

Shënim: Në disa shtete apo rajone, thirrjet e refuzuara shkëputen pa u dërguar te posta zanore.

Kërkoni më shumë informacione nga një telefonues pa iu përgjigjur një telefonate

Kur merrni një telefonatë, mund të shkruani një mesazh duke i kërkuar telefonuesit më shumë informacione përpara se të vendosni nëse do të përgjigjeni.

Prekni Type to Reply, pastaj shkruani mesazhin që dëshironi që iPhone t'ia thotë telefonuesit. Përgjigja e telefonuesit do të shfaqet në ekranin tuaj si tekst.

iPhone mund t'ju ndihmojë të shmangni telefonatat e padëshiruara duke identifikuar telefonuesit, duke bllokuar persona të caktuar, duke filtruar telefonuesit e panjohur ose duke i dërguar telefonuesit e padëshiruar direkt në postën zanore. Gjithashtu mund të filtroni telefonuesit e panjohur në mënyrë që të mos shfaqen në telefonatat tuaja të fundit dhe të humbura. Për të mësuar më shumë, shikoni Kontrolloni dhe bllokoni telefonatat.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.