Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Heqja e kontakteve dublikata në iPhone

Kur keni kontakte nga disa burime, mund të keni disa regjistrime për të njëjtin person. Në aplikacionin Contacts, lidhni karta kontakti për të njëjtin person në llogari të ndryshme që të shfaqen vetëm një herë në listën tuaj All Contacts. Kartat e kontaktit të lidhura shfaqen si kontakt i vetëm i unifikuar.

Zgjidhja e kontakteve dublikata

Nëse keni më shumë se një kartë kontakti me të njëjtin emër dhe mbiemër, mund t'i shkrini kontaktet dublikata.

  1. Shkoni tek aplikacioni Contacts në iPhone.

  2. Nën My Card, prekni View Duplicates.

  3. Prekni kontaktet individuale për t'i rishikuar dhe shkrirë ato ose prekni Merge All për t'i shkrirë të gjitha kontaktet dublikata.

Lidhja e kontakteve në mënyrë manuale

Nëse dy regjistrime të të njëjtit person nuk lidhen automatikisht, mund t'i njësoni dhe manualisht.

  1. Shkoni tek aplikacioni Contacts në iPhone.

  2. Prekni një nga kontaktet, prekni Edit, pastaj prekni Link Contacts.

  3. Zgjidhni kontaktin tjetër të regjistuar për lidhjen, pastaj prekni Link.

Kur lidhni kontakte me emra apo mbiemra të ndryshëm, emrat në kartat individuale nuk ndryshojnë, por në kartën e njësuar shfaqet vetëm një emër. Për të zgjedhur se cili emër shfaqet në kartën e njësuar, prekni njërën prej kartave të lidhura, prekni emrin e kontaktit në atë kartë, pastaj prekni Use This Name For Unified Card.

Shënim: Kur lidhni kontakte, këto kontakte nuk bashkohen. Nëse ndryshoni ose shtoni informacionin në një kontakt të njësuar, ndryshimet kopjohen në çdo llogari burim ku informacioni ekziston tashmë.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.