Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Plotësimi automatik i kodeve të SMS-ve në iPhone

Kur identifikoheni në disa aplikacione dhe sajte uebi, dërgohet një kod kalimi njëpërdorimësh me SMS në iPhone. Si masë sigurie, ju kërkohet që kodin ta vendosni te sajti i uebit ose aplikacioni përkatës. iPhone mund ta zbulojë kodin te Messages dhe ta shfaqë atë mbi tastierë.

Prekeni kodin, për ta përdorur.

Shënim: Me Continuity, të gjitha mesazhet SMS dhe MMS që dërgoni dhe merrni në iPhone mund të shfaqen edhe në pajisjet tuaja të tjera iPhone, iPad ose iPod touch dhe në kompjuterin tuaj Mac. Shikoni artikullin Përdorimi i Continuity për të lidhur Mac, iPhone, iPad dhe Apple Watch te Ndihma e Apple.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.