Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Pagesa për transport publik me iPhone

Në varësi të sistemit tuaj lokal të transportit publik, mund të përdorni telefonin tuaj iPhone për të paguar biletën me një kartë pagese në Apple Pay ose një kartë transporti publik të ruajtur në aplikacionin Wallet.

Shënim: Nuk ofrohet në të gjitha shtetet ose rajonet; shikoni Ku mund të udhëtoni me transportin publik duke përdorur Apple Pay.

Një kartë transporti në aplikacionin Wallet. Poshtë kartës është balanca, pranë butonit Add Money.

Shtoni një kartë të transportit publik te Wallet

  1. Shkoni tek aplikacioni Wallet në iPhone.

  2. Prekni butonin Add Card, pastaj prekni Transit Card.

  3. Zgjidhni një kartë transporti publik në listë - ose kërkoni sipas vendndodhjes ose emrit të kartës - pastaj ndiqni udhëzimet në ekran.

Për të mësuar se si të transferoni kartën tuaj të transportit publik, shikoni artikullin Shtoni një kartë transporti publik në Apple Wallet në Apple Support.

Shikoni balancën tuaj dhe shtoni para

  1. Shkoni tek aplikacioni Wallet në iPhone.

  2. Prekni kartën e transportit publik për të parë balancën dhe transaksionet.

  3. Prekni Add Money dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran.

Për të mësuar më shumë, shikoni artikullin Mbushni kartën tuaj të transportit publik me Apple Pay në Apple Support.

Shikoni detajet e kartës së transportit publik dhe ndryshoni cilësimet

  1. Shkoni tek aplikacioni Wallet në iPhone.

  2. Prekni kartën e transportit publik dhe më pas prekni butonin More.

  3. Prekni një nga më poshtë:

    • Card Number: Shikoni numrin e llogarisë suaj.

    • Card Details: Shikoni balancën e llogarisë suaj; aktivizoni Service Mode për të marrë ndihmë në stacione dhe kioska; aktivizoni ose çaktivizoni Express Transit; ose hiqni kartën nga Wallet.

    • Notifications: Aktivizoni ose çaktivizoni njoftimet.

Paguani për rrugën me Express Transit

Me Express Transit, nuk ka nevojë të vërtetoheni me Face ID, Touch ID apo kodin tuaj dhe nuk ju duhet të aktivizoni apo shkyçni pajisjen, as të hapni ndonjë aplikacion.

Shënim: Express Transit nuk është i dispouneshëm në të gjitha shtetet ose rajonet.

  1. Nëse keni disa karta për një rrjet transporti publik, caktoni kartën e parazgjedhur të Express Transit te Settings  > Wallet & Apple Pay > Express Transit Card.

    Si parazgjedhje, Express Transit aktivizohet kur shtoni një kartë të përshtatshme.

  2. Teksa i afroheni sportelit të pagesës apo kur hipni në autobus, sigurohuni që pajisja juaj është e ndezur (nuk ka nevojë të jetë e lidhur me internetin).

  3. Mbajeni pjesën e sipërme të telefonit tuaj iPhone afër mesit të skanerit të portës së biletave derisa të ndjeni një dridhje.

Mund të jeni në gjendje të përdorni kartën tuaj të Express Transit edhe kur telefoni iPhone duhet të karikohet.

Pagesa për transportin publik në portat me pagesë

Nëse nuk përdorni Express Transit, veproni si më poshtë:

  1. Sigurohuni që pajisja juaj është e ndezur (nuk ka nevojë të jetë e lidhur me internetin).

  2. Kur afroheni te porta e pagesës apo kur hipni në autobus, kryeni një nga më poshtë:

    • Në iPhone me Face ID: Klikoni dy herë butonin anësor, pastaj hidhini një shikim iPhone për t'u vërtetuar me Face ID ose vendosni kodin.

    • Në iPhone me Touch ID: Klikoni dy herë butonin Home Screen me pajisjen në ekranin Lock, pastaj mbajeni gishtin mbi Touch ID.

  3. Mbajeni pjesën e sipërme të telefonit tuaj iPhone afër mesit të skanerit të portës së biletave derisa të ndjeni një dridhje.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.