Shikoni dhe menaxhoni Visited Places në Maps në iPhone

Veçoria Visited Places ju ndihmon të ndiqni se ku keni qenë, në mënyrë që t'i vizitoni përsëri ose t'i ndani ato me lehtësi më vonë. Përdoreni për të gjetur vende të kaluara, si p.sh. restorante nga një udhëtim i kohëve të fundit, dhe organizojini ato në udhëzues ose ndajini ato me të tjerët. Vendet e vizituara janë të enkriptuara nga fillimi në fund, nuk mund të lexohen nga Apple dhe shfaqen në të gjitha pajisjet tuaja të sinkronizuara.

Shënim: Visited Places nuk është i dispouneshëm për të gjitha shtetet ose rajonet.

Ekrani Visited Places në aplikacionin Maps. Një kartë në ekran rendit kategoritë e vendeve që keni vizituar, Transport, Shopping dhe Industry, dhe tregon numrin e vizitave për secilën kategori.

Aktivizoni Visited Places

Kur hapni aplikacionin Maps, mund t'ju kërkohet të aktivizoni Visited Places. Nëse jo, bëni sa më poshtë:

  1. Shkoni tek aplikacioni Settings në iPhone.

  2. Prekni Apps, pastaj prekni Maps.

  3. Prekni Location, pastaj aktivizoni Precise Location dhe Visited Places.

  4. Kthehuni prapa tek aplikacioni Settings dhe më pas prekni Privacy & Security.

  5. Prekni Location Services, pastaj aktivizoni Location Services.

  6. Prekni System Services, prekni Significant Locations & Routes, pastaj aktivizoni Significant Locations & Routes.

Shikoni një vend të vizituar

  1. Shkoni tek aplikacioni Maps në iPhone.

  2. Prekni Places, prekni Visited Places dhe më pas bëni një nga sa vijon:

    • Search: Kërkoni për një vend sipas emrit, kategorisë, adresës ose shënimeve.

    • Filter: Kërkoni duke përdorur një filtër për datën, kategorinë ose qytetin.

    • Shfaqni të gjitha vizitat: Prekni All Visits.

Menaxhoni një vend të vizituar

  1. Shkoni tek aplikacioni Maps në iPhone.

  2. Prekni Places, më pas prekni Visited Places.

  3. Pranë një vendi, prekni More (në anën e djathtë të kartës së vendit), pastaj bëni një nga veprimet e mëposhtme:

    • Shtoni te vendet tuaja: Prekni Add to Places.

    • Ndani një vend të vizituar: Prekni Share.

    • Shtoni një shënim personal: Prekni Add a Note.

    • Korrigjoni një vend të vizituar: Prekni Wrong Location.

    • Hiqni një vend të vizituar: Prekni Remove.

Ndryshoni kohëzgjatjen e mbajtjes së vendeve të vizituara në Maps

Nëse zgjidhni një kohëzgjatje për ruajtjen e vendeve të vizituara kur konfiguroni veçorinë, mund ta ndryshoni atë në çdo kohë.

  1. Shkoni tek aplikacioni Maps në iPhone.

  2. Prekni Places, më pas prekni Visited Places.

  3. Lëvizni poshtë, prekni Keep Visits, pastaj zgjidhni një kohëzgjatje.

Pastroni historikun e vendeve të vizituara

  1. Shkoni tek aplikacioni Maps në iPhone.

  2. Prekni Places, më pas prekni Visited Places.

  3. Lëvizni në fund dhe më pas prekni Clear History.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.