Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Njoftimi i një shoku kur ju ndryshon vendndodhja në Find My në iPhone

Përdorni aplikacionin Find My për t'ia bërë të ditur një shoku se kur ndryshon vendndodhja juaj.

Mund dhe të merrni një njoftim kur ndryshon vendndodhja e shokut tuaj. Shikoni Marrja e njoftimeve kur vendndodhja e një shoku ndryshon te Find My në iPhone.

Njoftimi i një shoku kur ju ndryshon vendndodhja

  1. Shkoni tek aplikacioni Find My në iPhone.

  2. Prekni People në fund të ekranit, pastaj prekni emrin e personit për të cilin dëshironi njoftimet.

  3. Nën Notifications, prekni Add, pastaj prekni Notify [emri i shokut tuaj].

  4. Zgjidhni nëse dëshironi të njoftoni shokun kur arrin ose largoheni nga një vendndodhje.

  5. Zgjidhni një vendndodhje ose prekni New Location për të krijuar një vendndodhje të re dhe për të caktuar një rreze vendndodhjeje.

    Me rreze më të madhe, shoku juaj njoftohet kur jeni pranë vendndodhjes dhe jo kur jeni pikërisht në vendndodhje.

  6. Zgjidhni nëse dëshironi që shoku juaj të njoftohet vetëm një herë apo çdo herë.

  7. Prekni Add.

Mund t'i ndaloni në çdo kohë njoftimet për shokët për ndryshimet e vendndodhjes suaj. Shikoni Ndryshoni ose çaktivizoni një njoftim që caktoni.

Shihni të gjitha njoftimet rreth vetes

  1. Shkoni tek aplikacioni Find My në iPhone.

  2. Prekni Me në fund të ekranit.

    Nën Notifications About You, mund të shihni një listë të personave që njoftohen kur ju ndryshon vendndodhja.

    Nëse nuk e shikoni seksionin Notifications About You, nuk po i njoftoni shokët tuaj për ndryshimet e vendndodhjes suaj.

  3. Zgjidhni një emër për të parë më shumë detaje.

Çaktivizimi i njoftimeve në lidhje me ju

Mund të çaktivizoni ço njoftim të vendndodhjes në lidhje me ju. Kjo përfshin njoftimet që caktoni dhe njoftimet që krijojnë shokët tuaj.

  1. Shkoni tek aplikacioni Find My në iPhone.

  2. Prekni Me në fund të ekranit.

    Nën Notifications About You, mund të shihni një listë të personave që njoftohen kur ju ndryshon vendndodhja.

    Nëse nuk e shikoni seksionin Notifications About You, nuk po i njoftoni shokët tuaj për ndryshimet e vendndodhjes suaj.

  3. Zgjidhni një emër, pastaj prekni një njoftim.

  4. Prekni Delete Notification, pastaj prekeni sërish Delete Notification.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.