Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Përdorimi i pajisjeve të dëgjimit me iPhone

Mund të përdorni audioprocesorë ose aparate dëgjimi MFi me telefonin tuaj iPhone dhe rregulloni cilësimet. Për një listë të modeleve që funksionojnë mirë me iPhone, shihni artikullin e Apple Support Pajisjet e dëgjimit të përputhshme me Made for iPhone.

Nëse keni AirPods Pro 2, mund të përdorni telefonin tuaj iPhone për të kryer një test dëgjimi. Nëse keni humbje të lehtë deri në mesatare të fituar të dëgjimit, mund të merrni ndihmë për dëgjimin me veçorinë Hearing Aid. Shikoni Përdorimi i veçorive të shëndetit të dëgjimit me AirPods Pro 2.

Çiftoni pajisjet e dëgjimit me iPhone

Nëse pajisjet tuaja të dëgjimit nuk listohen te Settings > Accessibility > Hearing Devices, duhet t'i çiftoni me iPhone.

Nëse pajisjet të dëgjimit janë çiftuar tashmë me një pajisje tjetër aty pranë, si Mac ose iPad, sigurohuni që Bluetooth® të jetë i çaktivizuar në ato pajisje. (Kur të përfundoni çiftimin e pajisjeve të dëgjimit me iPhone, mund ta aktivizoni përsëri Bluetooth në ato pajisje.)

  1. Në iPhone, shkoni Settings > Bluetooth dhe më pas sigurohuni që Bluetooth të jetë aktiv.

  2. Shkoni te Settings > Accessibility > Hearing Devices.

  3. Fikini pajisjet e dëgjimit dhe rindizini.

    Nëse nuk jeni të sigurt se si t'i fikni, shihni udhëzimet që vijnë me to ose kontrolloni me audiologun që ju ndihmoi t'i konfiguroni.

  4. Kur emri i tyre shfaqet nën MFi Hearing Devices (kjo mund të zgjasë një minutë), prekni emrin dhe përgjigjuni kërkesave të çiftimit.

    Çiftimi mund të marrë deri në 60 sekonda - mos u përpiqni të transmetoni audio apo të përdorni pajisjet e dëgjimit pa përfunduar çiftimi. Me përfundimin e çiftimit do të dëgjoni një seri tingujsh dhe një sinjal, dhe një shenjë do të shfaqet në krah të pajisjeve të dëgjimit në listën Devices.

Pajisjet duhet t'i çiftoni vetëm një herë (këtë mund ta bëjë për ju dhe specialisti audiolog). Pas kësaj, pajisjet e dëgjimit rilidhen automatikisht me iPhone sa herë që ndizen.

Rregulloni cilësime dhe shfaqni statusin e pajisjeve tuaja të dëgjimit

  • Te Settings: Shkoni te Settings  > Accessibility > Hearing Devices > MFi Hearing Devices.

  • Duke klikuar tre herë butonin Accessibility anësor ose Home: Përdorni Accessibility Shortcut nëse e keni konfiguruar.

  • Në Control Center: Prekni butonin Hearing Devices. (Nëse nuk e shikoni butonin Hearing Devices, shtojeni atë te Control Center.)

  • Në ekranin Lock Screen: Shkoni te Settings > Accessibility > Hearing Devices > MFi Hearing Devices, pastaj aktivizoni Control on Lock Screen. Nga ekrani Lock Screen, mund të veproni si më poshtë:

    • Kontrolloni statusin e baterisë.

    • Përshtatni volumin dhe balancimin e mikrofonit të ambientit.

    • Zgjidhni cili aparat dëgjimi (majtas, djathtas, apo të dy) të marrë audiotransmetimin.

    • Kontrolloni Live Listen.

    • Zgjidhni nëse audioja e telefonit dhe e medias kalojnë tek aparati i dëgjimit.

    • Zgjidhni luajtjen e zileve përmes aparatit të dëgjimit.

Përdorimi i pajisjeve të dëgjimit me më shumë se një pajisje

Nëse i çiftoni pajisjet e dëgjimit me më shumë se një pajisje (p.sh. edhe iPhone, edhe iPad), lidhja për pajisjet e dëgjimit ndryshon vetiu nga njëra tek tjetra kur bëni diçka që nxjerr zë në pajisjen tjetër, ose kur merrni një thirrje në iPhone.

Ndryshimet që bëni në cilësimet e pajisjes së dëgjimit në njërën pajisje sinkronizohen automatikisht me pajisjet e tjera.

  1. Identifikohuni me Apple Account në të gjitha pajisjet.

  2. Lidhini të gjitha pajisjet në të njëjtin rrjet Wi-Fi.

Aktivizimi i Hearing Aid Compatibility

Hearing Aid Compatibility mund të reduktojë interferencën dhe mund të përmirësojë cilësinë e audios me disa modele aparatesh dëgjimi.

  1. Shkoni te Settings  > Accessibility > Hearing Devices.

  2. Aktivizoni Hearing Aid Compatibility.

Për klasifikimet e iPhone të përputhshmërisë së aparateve të dëgjimit, shikoni artikullin Rreth kërkesave të pajtueshmërisë së aparateve të dëgjimit (HAC) për iPhone të Apple Support.

Klasifikimet e përputhshmërisë së dëgjimit nuk garantojnë se një aparat dëgjimi funksionon mirë me një telefon specifik. Disa aparate dëgjimi mund të funksionojnë mirë me telefona që nuk plotësojnë kërkesat e FCC për pajtueshmërinë e aparateve të dëgjimit. Për të siguruar që një aparat dëgjimi i caktuar të funksionojë mirë me një telefon të caktuar, përdorini ato së bashku përpara blerjes.

Transmetimi i audios në pajisjet e dëgjimit

Mund të transmetoni audion nga telefonatat, muzika, filmat, podkastet, Siri dhe më shumë.

  1. Prekni butonin Playback Destination në Control Center, në Lock Screen ose në kontrollet e Now Playing për aplikacionin që po dëgjoni.

  2. Zgjidhni pajisjen e dëgjimit.

Mund dhe të ridrejtoni thirrje zanore drejt pajisjeve të dëgjimit.

Për të zgjidhur problemet që keni duke përdorur pajisjet e dëgjimit me iPhone, shikoni artikullin Përdorni pajisjet e dëgjimit Made for iPhone në Apple Support.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.