Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Përdorni Camera Control në iPhone

Camera Control (në modelet e mbështetura) ju lejon të hapni me shpejtësi kamerën tuaj të iPhone dhe të përdorni cilësimet e zakonshme të kamerës. Vendndodhja e Camera Control tregohet më poshtë.

Një shigjetë tregon vendndodhjen e Camera Control në anën e iPhone.

Hapni Camera me Camera Control

Klikoni te Camera Control për të hapur Camera .

Bëni një foto ose video me Camera Control

  1. Klikoni te Camera Control për të hapur Camera .

  2. Klikoni sërish për të nxjerrë një foto ose klikoni dhe mbani shtypur për të regjistruar një video.

    Shënim: Nëse kamera juaj është vendosur në modalitetin Video kur hapet Camera, klikoni për të filluar regjistrimin.

Cilësimet disponohen me Camera Control

Mund të zgjidhni dhe rregulloni cilindo nga cilësimet e mëposhtme me Camera Control:

  • Exposure: Ndriçoni ose errësoni skenën duke rritur ose ulur ekspozimin.

  • Depth: Rritni ose ulni efektin e thellësisë së fushës së sfondit (ky cilësim aktivizon modalitetin Portrait ëse nuk është zgjedhur tashmë).

  • Zoom: Zmadhoni ose zvogëloni.

  • Cameras: Ndërroni midis kamerave, duke përfshirë kamerën e përparme.

  • Stilet: Ndryshoni stilin Photographic Style.

  • Tone: Ndriçoni ose thelloni atmosferën duke rritur ose ulur tonin.

Shënim: Jo të gjitha kontrollet janë të disponueshme në të gjitha modalitetet e kamerës.

Zgjidhni dhe rregulloni cilësimet e Camera Control

  1. Klikoni te Camera Control për të hapur Camera .

  2. Shtypni lehtë dy herë Camera Control për të hapur një mbivendosje që tregon cilësimet e disponueshme për atë modalitet të kamerës.

    Menyja e Camera Control është e hapur në Camera. Është zgjedhur kontrolli i Zoom.
  3. Rrëshqitni gishtin mbi Camera Control për të lëvizur nëpër zgjedhjet e cilësimeve, më pas shtypni lehtë për të zgjedhur cilësimin që dëshironi.

  4. Rrëshqitni gishtin mbi Camera Control për të rregulluar cilësimin.

    Cilësimi ruhet dhe shfaqet herën tjetër kur shtypni lehtë Camera Control.

  5. Klikoni te Camera Control për të nxjerrë fotografinë.

Këshillë: Mund të zgjidhni se cilat cilësime të Camera Control janë të disponueshme në mbivendosjen e cilësimeve dhe të ndryshoni rendin në të cilin shfaqen. Shkoni te Settings > Camera > Camera Control > Customize.

Kyçni ekspozimin dhe fokusohuni me Camera Control

Mund të përdorni Camera Control për të kyçur cilësimet e ekspozimit dhe fokusimit në një subjekt ndërsa bëni fotografi dhe regjistroni video.

  1. Shkoni tek aplikacioni Settings në iPhone.

  2. Prekni Camera, prekni Camera Control dhe më pas aktivizoni Lock Focus and Exposure.

    Pasi të keni përfunduar hapat 1 dhe 2, nuk keni nevojë t'i përsërisni ato.

  3. Klikoni te Camera Control për të hapur Camera .

  4. Shtypni lehtë dhe mbani shtypur Camera Control derisa të shihni AE/AF Lock mbi kuadër.

  5. Mbajeni gishtin duke prekur Camera Control për të ruajtur AE/AF Lock.

    Shënim: Nëse lëshoni Camera Control, AE/AF Lock do të çaktivizohet.

  6. Klikoni te Camera Control për të bërë fotografi ose klikoni dhe mbani shtypur për të regjistruar videon.

  7. Lëshoni Camera Control për të çaktivizuar AE/AF Lock.

Personalizojeni mënyrën se si hapni Camera Control

Mund ta ndryshoni numrin e klikimeve që duhen për të hapur Camera me Camera Control nga një në dy klikime.

  1. Shkoni tek aplikacioni Settings në iPhone.

  2. Prekni Camera, prekni Camera Control dhe më pas prekni Single Click ose Double Click.

Mund të rregulloni gjithashtu opsionet e aksesueshmërisë për Camera Control, si p.sh. presioni i kërkuar për shtypje të lehtë ose shpejtësia e kërkuar për shtypje të lehtë të dyfishtë. Shikoni Rregullimi i cilësimeve të aksesueshmërisë për Camera Control.

Përdorni inteligjencën vizuale me Camera Control

Nëse Apple Intelligence* është i aktivizuar, mund të përdorni inteligjencën vizuale me Camera Control për të mësuar me shpejtësi më shumë rreth vendeve dhe objekteve përreth jush. Për shembull, merrni detaje rreth një restoranti ose biznesi, përktheni ose lexoni me zë të lartë tekstin, zbuloni se ku mund të blini diçka që shikoni dhe më shumë. Shikoni Përdorni inteligjencën vizuale në iPhone.

*Apple Intelligence është i disponueshëm në versionin beta me mbështetje për gjuhët e mëposhtme: anglisht, danisht, holandisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, norvegjisht, portugalisht, spanjisht, suedisht, turqisht, kinezisht (e thjeshtuar), kinezisht (tradicionale), japonisht, koreanisht dhe vietnamisht. Disa veçori mund të mos jenë të disponueshme në të gjitha gjuhët ose rajonet. Për më shumë informacione për disponueshmërinë e veçorive dhe gjuhës dhe kërkesat e sistemit, shihni artikullin Si të merrni Apple Intelligence të Apple Support.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.