Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Karikuesit dhe bateritë MagSafe për iPhone

modelet e mbështetura, karikuesit dhe bateritë MagSafe kapen në pjesën e pasme të iPhone ose në kasën ose këllëfin përkatës MagSafe. Magnetet sigurojnë një përputhje të përshtatshme për karikimin e shpejtë me valë, duke ju lejuar ta mbani dhe ta përdorni telefonin iPhone gjatë karikimit.

Pa përputhjen magnetike, karikuesit MagSafe mund të karikojnë edhe modele të tjera iPhone dhe kufje AirPods. (Kufjet AirPods dhe karikuesit, bateritë, kasat dhe këllëfët MagSafe shiten më vete.)

Karikimi i iPhone ose AirPods me MagSafe Charger

  1. Lidhni MagSafe Charger me energjinë elektrike duke përdorur një ushqyes të përputhshëm (shitet më vete).

    Një ilustrim që tregon njërin skaj të MagSafe Charger të lidhur me pjesën e pasme të iPhone dhe skajn tjetër të lidhur me një ushqyes.
  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • iPhone: (modelet e mbështetura) Vendoseni MagSafe Charger në pjesën e pasme të iPhone ose në kasën ose mbajtësen e tij MagSafe. Simboli i karikimit shfaqet kur iPhone fillon të karikohet.

      Shënim: Nëse keni lidhur iPhone Leather Wallet, hiqeni atë para se të vendosni MagSafe Charger në pjesën e pasme të iPhone.

    • Modelet e tjera të iPhone: Vendoseni iPhone me ekranin të kthyer lart në qendër të MagSafe Charger. Kur iPhone është përputhur si duhet me karikuesin, ikona Battery Charging shfaqet në shiritin e statusit.

    • AirPods 2, AirPods 3 (MagSafe), AirPods 4 me anulim aktiv të zhurmës, AirPods Pro: Vendosini AirPods në kasën e karikimit, mbyllni kapakun dhe më pas vendoseni kasën me dritën e statusit të kthyer lart në qendër të MagSafe Charger. Kur kasa është përputhur si duhet me karikuesin, drita e statusit ndizet për disa sekonda dhe më pas fiket ndërkohë që vazhdon karikimi.

Shikoni artikullin Si të përdorni MagSafe Charger në Apple Support.

Karikimi i iPhone ose AirPods dhe Apple Watch me MagSafe Duo Charger

Me MagSafe Duo Charger, mund ta karikoni modelet e telefonave iPhone 12, iPhone 13 dhe iPhone 14 ose kufjet AirPods në të njëjtën kohë që karikoni Apple Watch. (MagSafe Duo Charger, Apple Watch dhe AirPods shiten më vete.)

Një ilustrim në të majtë tregon iPhone dhe Apple Watch të vendosura rrafsh mbi sipërfaqet e karikimit të MagSafe Duo Charger. Një ilustrim lart në të djathtë tregon se sipërfaqja e karikimit e Apple Watch është ngritur. Një ilustrim nën të tregon Apple Watch të vendosur në një sipërfaqe karikimi të ngritur.
  1. Lidhni MagSafe Duo Charger me burimin e energjisë duke përdorur ushqyesin 20 W USB-C të Apple ose një ushqyes tjetër të përputhshëm (shitet më vete).

    Një ilustrim që tregon njërin skaj të kabllos të lidhur me një ushqyes dhe skajin tjetër të lidhur me MagSafe Duo Charger.
  2. Për të karikuar iPhone ose AirPods, kryeni një nga më poshtë:

    • iPhone: Vendoseni iPhone me ekranin të kthyer lart në qendër të sipërfaqes së karikimit të iPhone. Treguesi i karikimit të baterisë shfaqet kur e përshtatni si duhet iPhone me sipërfaqen e karikimit. Përveçse nëse iPhone është në modalitetin Silent, do të dëgjoni një tingull kur të fillojë karikimi.

      Shënim: Nëse keni lidhur iPhone Wallet, hiqeni atë para se ta vendosni iPhone mbi MagSafe Duo Charger.

    • AirPods 2 me këllëf karikimi me valë, AirPods 3, AirPods 4 (me anulim aktiv të zhurmës) dhe AirPods Pro: Vendosini AirPods në kasën e karikimit, mbyllni kapakun dhe më pas vendoseni kasën me dritën e statusit të kthyer lart në qendër të sipërfaqes së karikimit të iPhone. Kur kasa është përputhur si duhet me karikuesin, drita e statusit ndizet për disa sekonda dhe më pas fiket ndërkohë që vazhdon karikimi.

  3. Për të karikuar Apple Watch, kryeni një nga më poshtë:

    • Me sipërfaqen e karikimit të Apple Watch të vendosur në nivel dhe shiritin e Apple Watch të hapur, vendosni mbi sipërfaqen e karikimit Apple Watch me ekranin e kthyer lart.

    • Kur sipërfaqja e karikimit e Apple Watch është e ngritur, vendoseni Apple Watch në anë me pjesën e pasme drejt sipërfaqes së karikimit. Apple Watch kalon automatikisht në modalitetin Nightstand, kështu që mund ta përdorni edhe si orë me zile.

    Sipërfaqja e lugët e karikimit kapet në mënyrë mangnetike me pjesën e pasme të Apple Watch dhe përshtatet si duhet. Kur fillon karikimi, në fushën e orës shfaqet një simbol karikimi.

Karikoni telefonin iPhone me një bateri MagSafe

Paketa e baterisë MagSafe lidhet në mënyrë magnetike në modelet e iPhone që mbështesin MagSafe për të zgjatur jetëgjatësinë e baterisë.

Bateria MagSafe e iPhone Air lidhet vetëm me iPhone Air.

Shënim: Nëse keni lidhur një portofol të iPhone, hiqeni atë para se të vendosni MagSafe Battery.

  • Karikoni telefonin tuaj iPhone kur jeni në lëvizje: Vendoseni MagSafe Battery në pjesën e pasme të iPhone ose në mbajtësen e tij MagSafe. Simboli i karikimit shfaqet kur iPhone fillon të karikohet.

  • Shikoni statusin e baterisë së MagSafe Battery dhe iPhone: Kontrolloni miniaplikacionin Batteries te Today View ose në Home Screen. Shikoni Shtimi i miniaplikacionit Batteries te Lock Screen ose Home Screen.

  • Karikoni MagSafe Battery dhe iPhone: Me MagSafe Battery në iPhone, lidhni MagSafe Battery për të furnizuar me energji duke përdorur kabllon USB-C to Lightning ose një kabllo USB-C dhe adaptorin elektrik USB-C 20 W Apple ose një adaptor tjetër të përputhshëm elektrik (shitet veçmas). Treguesi i statusit në MagSafe Battery është portokalli gjatë karikimit dhe më pas bëhet jeshil kur përfundon karikimi. Vetëm për MagSafe Battery Pack (porta Lightning), mund ta lidhni telefonin tuaj iPhone me burimin e energjisë elektrike në vend të MagSafe Battery për të karikuar të dyja pajisjet njëkohësisht.

    Shënim: Si parazgjedhje, karikimi është i kufizuar në 90 për qind për optimizimin e jetëgjatësisë së MagSafe Battery Pack. Për të hequr kufirin e karikimit, hapni Control Center, trokitni te Low Power Mode dhe më pas trokitni te Charge past 90%.

    Mund ta karikoni gjithashtu MagSafe Battery edhe pa telefonin iPhone.

Shikoni artikullin Si të përdorni MagSafe Battery Pack të Apple Support.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.