Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shtimi i një etikete AirTag te Find My në iPhone

Mund të regjsitroni një etiketë AirTag tek Apple Account me anë të telefonit tuaj iPhone. Kur e lidhni atë me një artikull të përditshëm, si p.sh. një zinxhir ose çantë shpine, mund të përdorni aplikacionin Find My për ta gjetur në rast se humb ose e harroni.

Mund të merrni po ashtu njoftime nëse e harroni AirTag. Shikoni Caktoni sinjalizimet e largimit në rast se e harroni një AirTag ose një artikull.

AirTag mund të regjistrohet vetëm në një llogari Apple Account në të njëjtën kohë, por mund ta ndani një AirTag me të tjerë.

Mund të shtoni po ashtu produkte të mbështetura të palëve te Find My. Shikoni Shtoni ose përditësoni një artikull të palës së tretë.

Shtimi i një etikete AirTag

  1. Hiqni mbështjelljen e produktit dhe shiritin e baterisë nga AirTag, pastaj mbajeni pranë telefonit tuaj iPhone.

  2. Shkoni tek ekrani Home Screen në iPhone.

    Shënim: Për të provuar përsëri çiftimin, fikni ekranin dhe ndizeni përsëri.

  3. Prekni Connect në ekranin e telefonit tuaj iPhone.

  4. Zgjidhni një emër nga lista ose zgjidhni Custom Name për të shkruar një emër dhe zgjidhni një emoji, më pas prekni Continue.

  5. Prekni Continue për ta regjistruar artikullin me Apple Account dhe më pas prekni Finish.

Mund të regjistroni po ashtu një AirTag në aplikacionin Find My. Prekni butonin Add, pastaj zgjidhni Add AirTag.

Nëse artikulli është regjistruar në Apple Account të dikujt tjetër, ai person duhet ta heqë atë para se të mund ta shtoni. Shikoni Heqja e një AirTag ose një artikulli tjetër nga Find My.

Ndryshimi i emrit ose emojit të një AirTag

  1. Shkoni tek aplikacioni Find My në iPhone.

  2. Prekni Items në fund të ekranit, pastaj prekni AirTag për të cilën dëshironi të ndryshoni emrin ose emoji-n.

  3. Prekni Rename Item.

  4. Zgjidhni një emër nga lista ose zgjidhni Custom Name për të shkruar një emër dhe zgjidhni një emoji.

  5. Prekni Done.

Shfaqja e më shumë detajeve për një AirTag

Pasi të shtoni një AirTag në llogarinë tuaj Apple Account, mund të shikoni më shumë detaje për të në aplikacionin Find My.

  1. Shkoni tek aplikacioni Find My në iPhone.

  2. Prekni Items në fund të ekranit dhe më pas prekni Airtags për të cilën dëshironi të shikoni më shumë detaje.

  3. Prekni adresën e AirTag për të parë modelin, numrin e serisë dhe versionin e firmuerit.

Nëse niveli i baterisë është i ulët, një mesazh shfaqet poshtë vendndodhjes së AirTag. Mund të shihni gjithashtu një tregues të baterisë së ulët pranë emrit të AirTag në listën e artikujve.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.