Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Përdorni StandBy për të parë informacionin nga larg ndërsa iPhone është duke u karikuar

Mund të përdorni StandBy për ta kthyer iPhone në një orë komodine, kornizë fotografie, ekran për të parë miniaplikacionet ose Live Activities në ekran të plotë dhe shumë të tjera.

Nisni modalitetin StandBy

  1. Shkoni tek aplikacioni Settings në iPhone.

  2. Prekni Standby dhe sigurohuni që StandBy është i aktivizuar.

  3. Lidheni telefonin iPhone me një karikues dhe vendoseni anash, duke e mbajtur pa lëvizur.

  4. Shtypni butonin anësor.

  5. Rrëshqitni majtas ose djathtas për të kaluar mes miniaplikacioneve, fotografive dhe orave. Mund të rrëshqitni lart ose poshtë për të lëvizur mes opsioneve për secilën prej këtyre pamjeve.

    Kur Night Mode është i aktivizuar për StandBy, ekrani përshtatet për dritë të ulët ambienti natën dhe i shfaq artikujt me një nuancë të kuqe në mënyrë që të mos ju shqetësojë kur flini.

    Telefoni iPhone në modalitetin Standby me dritë të ulët ambienti, duke shfaqur miniaplikacionet Clock dhe Calendar.

Me ekranin Always-On (në modelet e mbështetura), StandBy qëndron aktiv për të shfaqur informacione të dobishme. Për të gjitha modelet e iPhone, është e lehtë të aktivizoni StandBy në çdo kohë duke prekur ekranin, duke e shtyrë lehtë tavolinën ku ndodhet telefoni iPhone ose duke përdorur Siri.

Siri: Aktivizoni Siri, pastaj thojini Siri të aktivizojë ose çaktivizojë StandBy.

Në çdo vend ku e karikoni iPhone me MagSafe, StandBy mban mend pamjen tuaj të preferuar, pavarësisht nëse është orë, foto ose miniaplikacione. Për shembull, mund ta konfiguroni për fotografitë familjare në kuzhinë, ose një orë alarmi në komodinë.

Caktoni preferencat e ekranit kur StandBy është aktiv

Mund të zgjidhni se për sa kohë duhet të qëndrojë aktiv ekrani i telefonit iPhone kur StandBy është aktiv.

  1. Shkoni te Settings  > StandBy > Display.

  2. Zgjidhni një nga më poshtë:

    • Automatikisht: Ekrani çaktivizohet kur telefoni iPhone nuk është në përdorim dhe dhoma është e errët.

    • After 20 Seconds: Ekrani çaktivizohet pas 20 sekondash.

    • Never: Ekrani qëndron aktiv për sa kohë që StandBy është aktiv.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.