Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Përgjigjja ose refuzimi i telefonatave hyrëse në iPhone

Mund të përgjigjeni, ta kaloni në heshtje ose ta refuzoni një teleonatë hyrëse. Nëse e refuzoni një telefonatë, ajo kalon te posta zanore. Mund të përgjigjeni me mesazh teksti ose të vendosni rikujtesë për të kthyer thirrjen.

Një ekran që shfaq një njoftim në banderolë për një telefonatë hyrëse në krye. Butonat Decline dhe Accept janë në krye djathtas. Në fund është një sajt uebi në Safari.

Përgjigja ndaj thirrjes

Kryeni një nga më poshtë:

  • Prekni butonin Answer Call.

  • Nëse iPhone është i kyçur, zvarritni rrëshqitësin.

Këshillë: Mund të bëni që Siri të njoftojë për telefonatat hyrëse, të cilat mund t'i pranosh ose t'i refuzosh me anë të zërit tënd.

Çaktivizimi i zërit të thirrjes

Shtypni butonin anësor ose një prej butonave të volumit.

Mund t'i përgjigjeni gjithsesi thirrjeve pa zë përpara se të kalojnë te posta zanore.

Refuzimi i një thirrjeje dhe dërgimi i saj drejt te posta zanore

Kryeni një nga më poshtë:

  • Shtypni dy herë me shpejtësi butonin anësor.

  • Prekni butonin Decline Call.

  • Rrëshqisni lart në banderolën e telefonatës.

Mund të rrëshqitni po ashtu poshtë në banderolën e telefonatës për më shumë opsione.

Një ekran që shfaq një njoftim për një telefonatë hyrëse në krye. Butonat Decline dhe Accept janë në krye djathtas.

Kryeni një nga më poshtë:

  • Prekni Remind Me dhe më pas zgjidhni kur dëshironi të merrni një rikujtesë për të telefonuar mbrapsht.

  • Prekni Message dhe më pas zgjidhni një përgjigje të parazgjedhur ose prekni Custom.

    Për të krijuar përgjigjet tuaja standarde personale, shkoni te Settings > Phone > Respond with Text, pastaj prekni një prej mesazheve standarde dhe zëvendësojeni me tekstin tuaj.

Shënim: Në disa shtete apo rajone, thirrjet e refuzuara shkëputen pa u dërguar te posta zanore.

Shikoni po ashtu Përgjigjja ndaj një telefonate të dytë në të njëjtën linjë.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.