Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Organizimi i skedarëve dhe i dosjeve te Files në iPhone

Tek aplikacioni Files , organizoni dokumente, figura dhe skedarë të tjerë në dosje.

Krijimi i një dosjeje

  1. Hapni një vendndodhje ose një dosje ekzistuese.

  2. Prekni butonin More dhe më pas prekni New Folder.

    Shënim: Nëse nuk e shikoni New Folder, nuk mund të krijoni dosje në atë vend.

Riemërtimi, kompresimi dhe kryerja e ndryshimeve të tjera në një skedar apo dosje

Prekni e mbani skedarin ose dosjen, pastaj zgjidhni një opsion: Copy, Duplicate, Move, Delete, Rename ose Compress.

Për të modifikuar disa skedarë ose dosje njëherësh, prekni butonin More, prekni Select, prekni përzgjedhjet tuaja, pastaj prekni një opsion në fund të ekranit.

Shënim: Disa opsione mund të mos ofrohen në varësi të elementit që zgjidhni; për shembull, nuk mund të fshini apo të lëvizni një bibliotekë aplikacionesh (një dosje të etiketuar me emrin e aplikacionit).

Etiketimi i një skedari ose dosjeje

  1. Prekni e mbani skedarin ose dosjen, prekni Tags, pastaj prekni një ose më shumë etiketa.

  2. Prekni Done.

Për të gjetur artikuj të etiketuar, prekni Browse, pastaj prekni një artikull nën Tags.

Për të hequr një etiketë, prekeni sërish.

Shënimi i një dosjeje si të preferuar

Prekni e mbani dosjen, pastaj prekni Favorite.

Për të gjetur Favorites, prekni Browse.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.