Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Organizimi i skedarëve në dosje në iPhone

Tek aplikacioni Files , organizoni dokumente, figura dhe skedarë të tjerë në dosje.

Krijimi i një dosjeje

  1. Hapni një vendndodhje ose një dosje ekzistuese.

  2. Zvarritni për poshtë nga qendra e ekranit, pastaj prekni butonin New Folder.

    Shënim: Nëse nuk e shikoni butonin New Folder, nuk mund të krijoni dosje në atë vendndodhje.

Kopjimi, dublikimi, riemërtimi, zhvendosja ose fshirja e një skedari ose në dosjeje

Prekni e mbani skedarin ose dosjen, pastaj zgjidhni një opsion.

Për të dublikuar, lëvizur ose fshirë disa skedarë ose dosje, prekni Select, prekni përzgjedhjet tuaja, pastaj prekni një opsion në fund të ekranit.

Shënim: Disa opsione mund të mos jenë të disponueshme në varësi të asaj që keni zgjedhur; për shembull, nuk mund të fshini ose të zhvendosni një bibliotekë aplikacionesh (një dosje të emërtuar me emrin e aplikacionit).

Ndarja e një skedari

Prekni e mbani skedarin, pastaj prekni Share për të kryer veprime si p.sh. dërgimi i një kopjeje të skedarit.

Me iCloud Drive mund t'i lejoni të tjerët të shikojnë ose të modifikojnë skedarin.

Etiketimi i një skedari ose dosjeje

  1. Prekni e mbani skedarin ose dosjen, prekni Tags, pastaj prekni një ose më shumë etiketa.

  2. Kur të përfundoni, prekni Done.

    Për të gjetur artikuj të etiketuar, prekni Browse, pastaj prekni një artikull nën Tags.

Për të hequr një etiketë, prekeni sërish.

Shënimi i një dosjeje si të preferuar

Prekni e mbani dosjen, pastaj prekni Favorite.

Për të gjetur Favorites, prekni Browse.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.