Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Caktimi i një alarmi apo orari për fjetje në iPhone

Tek aplikacioni Clock , mund të caktoni një alarm që luan një tingull ose dridhje në një orë specifike. Mund të caktoni gjithashtu në orar fjetjeje që ju kujton se kur duhet të shkoni për të fjetur dhe luan një tingull ose dridhet kur është koha për t'u zgjuar.

Pyet Siri. Thoni diçka si: “Wake me up tomorrow at 7 a.m”. ose “Set an alarm for 9 a.m. every Friday”.Mësoni si të pyesni Siri-n.

Caktimi i një alarmi

  1. Prekni Alarm, pastaj prekni butoni Add.

    Skeda Alarm, që tregon katër grupe alarmesh për orë të ndryshme.
  2. Caktoni orën, pastaj zgjidhni një prej opsioneve të mëposhtme:

    • Repeat: Zgjidhni ditët e javës.

    • Label: Emërtoni alarmin, si p.sh. “Ujit lulet”.

    • Sound: Zgjidhni një zile ose dridhje.

    • Snooze: Jepini vetes nëntë minuta të tjera.

  3. Prekni Save.

Për të ndryshuar ose fshirë alarmin, prekni Edit.

Caktimi i një orari fjetjeje

  1. Prekni Bedtime, pastaj ndiqni udhëzimet për të caktuar rikujtesën e fjetjes dhe alarmin e zgjimit.

  2. Për të ndryshuar orarin e Bedtime, kryeni një nga më poshtë:

    • Caktimi i ditëve të alarmit, tingullit të zgjimit dhe volumit: Prekni Options.

    • Rregullimi i orarit të fjetjes dhe të zgjimit: Rrëshqitni butoni Bedtime dhe butoni Wake.

    • Çaktivizimi i kujtuesve të Bedtime: Prekni çelësin e Bedtime.

      Skeda e Bedtime, që tregon orën e fjetjes që fillon në 11 të darkës dhe kohën e zgjimit të caktuar në 7 të mëngjesit.

Monitorimi i historikut të fjetjes

  1. Prekni Bedtime, pastaj kaloni poshtë te Sleep Analysis, që tregon historikun tuaj të fundit të fjetjes.

    Nëse e përdorni iPhone kur duhet të jeni në gjumë, nuk do të merrni kredite fjetjeje për atë kohë.

  2. Për të parë më shumë nga historiku juaj i fjetjes në aplikacionin Health, prekni More history.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.