Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Caktimi i një alarmi në iPhone

Tek aplikacioni Clock , mund të caktoni alarmet e zakonshme për çdo orë të ditës dhe t'i bëni të përsëriten në një ose disa ditë të javës.

Siri: Thoni diçka si: “Wake me up tomorrow at 7 a.m.” Mësoni si ta pyesni Siri.

Shënim: Alarmi Wake Up tek aplikacioni Clock caktohet tek aplikacioni Health si pjesë e planifikimit të plotë të gjumit (duke përfshirë oraret e gjumit, oraret e zgjimit etj.). Nëse nuk dëshironi të konfiguroni një planifikim për gjumin, mund 5të caktoni një alarm të zakonshëm te Clock për orën kur dëshironi të zgjoheni.

Caktimi i një alarmi të zakonshëm

Mund të caktoni alarme të zakonshme për çdo orë, duke përfshirë një alarm për orën kur dëshironi të zgjoheni. (Një alarm i zakonshëm nuk lidhet me ndonjë planifikim të gjumit.)

  1. Prekni Alarm, pastaj prekni butoni Add.

    Skeda Alarm, ku shfaqen katër alarme të caktuara për orare të ndryshme, butoni për caktimin e një alarmi të zakonshëm në krye djathtas dhe alarmi Wake Up me një buton për ndryshimin e planifikimit të gjumit tek aplikacioni Health.
  2. Caktoni orën, pastaj zgjidhni një prej opsioneve të mëposhtme:

    • Repeat: Zgjidhni ditët e javës.

    • Label: Emërtoni alarmin, si p.sh. “Ujit lulet”.

    • Sound: Zgjidhni dridhjet, një këngë ose zile.

    • Snooze: Lërini vetes disa minuta më shumë për të fjetur.

  3. Prekni Save.

Për të ndryshuar alarmin, prekni Edit në krye majtas dhe më pas prekni orarin e alarmit.

Çaktivizimi i një alarmi të zakonshëm.

Prekni butonin pranë orarit të alarmit.

Heqja e një alarmi të zakonshëm

Për të hequr një alarm të zakonshëm në aplikacionin Clock, prekni Edit në krye majtas, prekni butonin Delete dhe më pas prekni Delete.

Ndryshimi i alarmit të ardhshëm të zgjimit

Alarmi i zgjimit në aplikacionin Clock tregon orarin e ardhshëm të zgjimit në planifikimin e gjumit (nëse keni konfiguruar një planifikim për gjumin në aplikacionin Health). Megjithëse nuk e caktoni alarmin e zgjimit te Clock, mund të bëni ndryshime për të te Clock pasi të keni konfiguruar një planifikim për gjumin.

  1. Prekni Alarm dhe më pas prekni Change.

  2. Rregulloni orarin e gjumit dhe të zgjimit.

    Zvarritni butonin Wake për të ndryshuar orarin e zgjimit, butonin Bedtime për të ndryshuar orarin e gjumit ose gjysmërrethin mes ikonave për t'i ndërruar të dyja oraret në të njëjtën kohë.

  3. Lëvizni poshtë tek Alarm Options për të ndryshuar një nga më poshtë:

    • Wake Up Alarm: Prekeni për të çaktivizuar ose aktivizuar alarmin.

    • Sounds & Haptics: Prekeni për të zgjedhur dridhjet ose tonin e ziles.

    • Volumi i alarmit: Zvarritni butonin rrëshqitës.

    • Snooze: Aktivizojeni për t'i dhënë vetes disa minuta më shumë për të fjetur.

    Një ekran për ndryshimin e alarmit të zgjimit për të nesërmen, me butonat që mund të zvarriten për të ndryshuar orarin e gjumit dhe orarin e zgjimit, një buton për ndryshimin e planifikimit të gjumit tek aplikacioni Health dhe një buton për aktivizimin ose çaktivizimin e alarmit Wake Up.

Për të bërë ndryshime në planifikimin e gjumit që zbatohen përtej alarmit të ardhshëm të zgjimit, prekni Edit Sleep Schedule te Health. (Shikoni Shtimi ose ndryshimi i planifikimeve të orarit të gjumit te Health në iPhone).

Çaktivizimi i alarmit të ardhshëm të zgjimit

Mund ta çaktivizoni alarmin e ardhshëm të zgjimit te planifikimi i gjumit ose mund t'i çaktivizoni të gjitha alarmet e zgjimit për një planifikim të gjumit.

  1. Prekni Alarm dhe më pas prekni Change.

  2. Lëvizni poshtë tek Alarm Options dhe më pas çaktivizoni Wake Up Alarm.

  3. Prekni Done dhe më pas zgjidhni një nga më poshtë:

    • Change Next Alarm Only

    • Change This Schedule

Heqja e alarmit të zgjimit

Mund ta hiqni alarmin e zgjimit duke fshirë ose çaktivizuar planifikimet e gjumit.

Kryeni një nga më poshtë:

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.