Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Përdorimi i lejes së drejtimit të automjetit ose dokumentit shtetëror të identifikimit tek Wallet në iPhone (vetëm në Shtetet e Bashkuara)

Mund të shtoni me lehtësi dhe në mënyrë të sigurt lejen e drejtimit të automjetit ose kartën shtetërore të identifikimit në aplikacionin Wallet dhe më pas të përdorni iPhone ose Apple Watch për ta paraqitur lejen e drejtimit ose dokumentin e identifikimit në pika të caktuara kontrolli të Administratës për Sigurinë e Transportit (TSA). (Mbështetet në iPhone 8 dhe versione të mëvonshme me iOS 15.4 e lart dhe në Apple Watch Series 4 dhe versione të mëvonshme me watchOS 8.4 e lart. Leja e drejtimit të automjetit ose dokumenti shtetëror identifikues duhet të lëshohen nga një shtet pjesëmarrës.)

Një leje drejtimi automjeti në Wallet. Butoni Done ndodhet lart majtas dhe butoni More ndodhet në krye në të djathtë.

Shtimi i lejes së drejtimit ose dokumentit të identifikimit

  1. Te Wallet, prekni butonin Add Card.

  2. Prekni Driver’s License or State ID dhe më pas zgjidhni shtetin. (Nëse shteti juaj nuk është në listë, ai mund të mos jetë ende pjesëmarrës.)

  3. Zgjidhni nëse dëshironi ta shtoni lejen e drejtimit ose dokumentin e identifikimit vetëm në iPhone apo në iPhone dhe në pajisjen e çiftuar Apple Watch.

  4. Ndiqni udhëzimet në ekran për të skanuar pjesën e përparme dhe të pasme të lejes së drejtimit ose dokumentit të identifikimit dhe më pas ndiqni kërkesat për të konfirmuar identitetin tuaj.

Nëse dëshironi ta shtoni më vonë lejen e drejtimit ose dokumentin e identifikimit tek Apple Watch, hapni aplikacionin Apple Watch në telefonin tuaj iPhone, prekni My Watch dhe më pas prekni Wallet & Apple Pay. Gjejeni lejen e drejtimit ose dokumentin e identifikimit të listuar nën Other Cards on Your iPhone. Prekni butonin Add pranë saj dhe më pas ndiqni udhëzimet në ekran. Shikoni Përdorimi i lejes së drejtimit të automjetit ose dokumentit shtetëror të identifikimit tek Wallet në iPhone dhe Apple Watch (vetëm në Shtetet e Bashkuara) në Udhëzuesin e përdorimit të Apple Watch.

Paraqitja e lejes së drejtimit ose dokumentit të identifikimit

  1. Shkyçni* dhe vendoseni pjesën e sipërme të telefonit iPhone pranë lexuesit të identitetit.

  2. Në ekranin e iPhone, rishikoni informacionet që do të ndani.

    Një ekran që tregon informacionet e kërkuara nga agjencia TSA, duke përfshirë emrin ligjor, datën e lindjes, numrin identifikues, fotografinë identifikuese etj.
  3. Për të paraqitur lejen e drejtimit ose dokumentin e identifikimit, kryeni si më poshtë:

    • Në iPhone me Face ID: Klikoni dy herë në butonin anësor dhe më pas vërtetojeni me Face ID që keni përdorur për të shtuar lejen e drejtimit ose dokumentin e identifikimit.

    • Në iPhone me Touch ID: Mbajeni gishtin mbi butonin Home për ta vërtetuar me Touch ID që keni përdorur për të shtuar lejen e drejtimit ose dokumentin e identifikimit.

Një shenjë kontrolli do të shfaqet kur e paraqisni me sukses lejen e drejtimit ose dokumentin e identifikimit.

Menaxhimi i lejes së drejtimit ose dokumentit të identifikimit

Tek Wallet, prekni lejen e drejtimit ose dokumentin e identifikimit për të parë se ku e keni paraqitur atë. Mund të prekni po ashtu butonin More dhe më pas bëni një nga më poshtë:

  • Shikoni informacionet në lejen e drejtimit ose dokumentin e identifikimit (kërkon vërtetimin me Face ID ose Touch ID që keni përdorur për të shtuar lejen e drejtimit ose dokumentin e identifikimit).

  • Ndryshoni gjurmën e gishtit që përdorni për paraqitjen me Touch ID (në modelet e mbështetura).

  • Heqja e lejes së drejtimit ose dokumentit të identifikimit

* Nuk është e nevojshme ta shkyçni, të shfaqni apo ta dorëzoni pajisjen tuaj për të paraqitur lejen e drejtimit ose dokumentin e identifikimit. Nëse pajisja juaj është e kyçur kur përdorni lejen e drejtimit ose dokumentin e identifikimit, ajo qëndron përsëri e kyçur pas paraqitjes së lejes së drejtimit ose dokumentit të identifikimit.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.