Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shkarkimi i regjistrimeve të verifikueshme të vaksinimit për COVID-19 dhe regjistrimet e rezultateve të testeve në iPhone

Mund t'i shkarkoni në mënyrë të sigurt regjistrimet e verifikueshme të vaksinimit për COVID-19 dhe regjistrimet e rezultateve të testeve dhe t'i ruani ato në aplikacionin Health . Mund t'i shtoni po ashtu regjistrimet e verifikueshme të vaksinimit për COVID-19 tek aplikacioni Wallet (iOS 15.1 ose versione të mëvonshme).

Përdorimi i një kodi QR ose një lidhjeje për të marrë një regjistrim të verifikueshëm të vaksinimit për COVID-19 ose një regjistrim të rezultateve të testeve

  1. Nëse autoriteti ose ofruesi i kujdesit shëndetësor ju vë në dispozicion një kod QR ose një lidhje, kryeni një nga sa më poshtë:

  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Shtoni një regjistrim të vaksinimit tek Wallet dhe Health: (iOS 15.1 ose versione të mëvonshme) Prekni Add to Wallet & Health dhe më pas prekni Done.

    • Shtoni një rezultat testi te Health: Prekni Add to Health, më pas prekni Done.

Shkarkimi automatik i regjistrimeve të verifikueshme të vaksinimit për COVID-19 dhe regjistrimeve të rezultateve të testeve

Nëse konfiguroni shkarkimet e regjistrimeve shëndetësore nga një ofrues i kujdesit shëndetësor që mbështet regjistrimet e verifikueshme të shëndetit dhe Health Records në iPhone, dhe bëni një vaksinë ose një test për COVID-19 nga një ofrues, regjistrimi shkarkohet automatikisht te Health.

Shikimi i një regjistrimi të verifikueshëm të vaksinimit ose një rezultati testi për COVID-19

  1. Te Health, prekni Browse poshtë djathtas në ekran.

  2. Lëvizni poshtë dhe më pas prekni Immunizations (për një vaksinim) ose Lab Results (për një rezultat testi).

Mund të shikoni dhe të paraqitni po ashtu një regjistrim të vaksinimit si një kartë vaksinimi tek Wallet në iPhone. Shikoni Përdorimi i kartave të vaksinimit të COVID-19 tek Wallet në iPhone. Nëse keni një Apple Watch të çiftuar me telefonin tuaj iPhone, karta e vaksiimit shtohet po ashtu dhe është e arritshme nga ora juaj Apple Watch (watchOS 8 dhe versione të mëvonshme). Shikoni Përdorimi i kartave të vaksinimit tek Wallet në Apple Watch në Udhëzuesin e përdorimit të Apple Watch.

Shtimi i një regjistrimi vaksinimi të shkarkuar më parë tek Wallet

Mund të keni një regjistrim të verifikueshëm të vaksinimit për COVID-19 te Health që nuk shfaqet tek Wallet nëse keni bërë një nga sa më poshtë:

  • Nëse konfiguroni shkarkimet e regjistrimeve shëndetësore nga një ofrues i kujdesit shëndetësor që mbështet regjistrimet e verifikueshme të shëndetit dhe Health Records në iPhone, dhe keni bërë një vaksinë për COVID-19 nga një ofrues.

  • Nëse keni përdorur një kod QR ose një lidhje për të marrë një regjistrim të verifikueshëm të vaksinimit për COVID-19 duke përdorur një version të iOS më të hershëm se iOS 15.1.

Për t'i shtuar këto informacione si një kartë vaksinimi tek Wallet, kryeni një nga sa më poshtë:

  1. Prekni Summary te Health (në fund majtas në ekran).

  2. Prekni Add to Wallet (në një sinjalizim pranë kreut të ekranit).

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.