Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Mësoni kuptimin e ikonave të statusit në iPhone

Ikonat në shiritin e gjendjes në krye të ekranit japin informacion rreth iPhone. Në në iPhone me Face ID, ka ikona shtesë statusi në krye të Control Center.

Shënim: Nëse aktivizoni një Focus, ikona e tij shfaqet në shiritin e statusit. Shikoni Aktivizimi ose çaktivizimi i Focus në iPhone.

Ikona e statusit

Çfarë do të thotë

Ikona e statusit të fuqisë së sinjalit celular (katër shirita).

Sinjali celular  Numri i shiritave tregon fuqinë e sinjalit të shërbimit tuaj celular. Nëse nuk ka sinjal, shfaqet “No Service”.

Ikona e statusit të fuqisë së sinjalit (katër shirita) për dy rrjete celulare.

Sinjalet nga dy rrjete celulare  modelet me Dual SIM, rreshti i sipërm i shiritave tregon fuqinë e sinjalit për linjën që përdorni për të dhënat celulare. Rreshti i poshtëm i shiritave tregon fuqinë e sinjalit për linjën tjetër. Nëse nuk ka sinjal, shfaqet “No Service”. Për të shikuar ikonat e statusit me etiketat përkatëse të planit celular dhe emrat e operatorëve celularë, hapni Control Center.

Ikona e statusit të Airplane Mode.

Airplane Mode  Airplane Mode është i aktivizuar, ju nuk mund të kryeni thirrje, dhe funksionet e tjera me valë mund të jenë çaktivizuar. Shikoni Zgjedhja e cilësimeve të iPhone për udhëtim.

Ikona e statusit të lidhjes 5G.

5G Disponohet rrjeti 5G i operatorit tuaj dhe modelet e mbështetura mund të lidhen me internetin me anë të atij rrjeti (nuk është e disponueshme në të gjitha shtetet apo rajonet). Shikoni artikullin Përdorimi i 5G në iPhone tek Apple Support.

Ikona e statusit të lidhjes 5G.

5G UC  Rrjeti 5G UC i operatorit celular është i disponueshëm, i cili mund të përfshijë një version me frekuencë më të lartë të rrjetit 5G. Modelet e mbështetura mund të lidhen në internet nëpërmjet atij rrjeti (nuk është i disponueshëm në të gjitha shtetet ose rajonet). Shikoni artikullin Përdorimi i 5G në iPhone tek Apple Support.

Ikona e statusit të lidhjes 5G+.

5G+  Rrjeti 5G+ i operatorit celular është i disponueshëm, i cili mund të përfshijë një version me frekuencë më të lartë të rrjetit 5G. Modelet e mbështetura mund të lidhen në internet nëpërmjet atij rrjeti (nuk është i disponueshëm në të gjitha shtetet ose rajonet). Shikoni artikullin Përdorimi i 5G në iPhone tek Apple Support.

Ikona e statusit të lidhjes 5G UW.

5G UW  Rrjeti 5G UW i operatorit celular është i disponueshëm, i cili mund të përfshijë një version me frekuencë më të lartë të rrjetit 5G. Modelet e mbështetura mund të lidhen në internet nëpërmjet atij rrjeti (nuk është i disponueshëm në të gjitha shtetet ose rajonet). Shikoni artikullin Përdorimi i 5G në iPhone tek Apple Support.

Ikona e statusit 5G E.

5G E  Rrjeti 5G E i operatorit tuaj është i disponueshëm dhe iPhone mund të lidhet me internetin me anë të atij rrjeti (mbështetet në iPhone 8 e lart; nuk është i disponueshëm në të gjitha shtetet apo rajonet). Shikoni Shfaqja ose ndryshimi i cilësimeve të të dhënave celulare në iPhone.

Ikona e statusit 4G.

UMTS  Disponohet rrjeti 4G UMTS (GSM) ose LTE i operatorit tuaj (në varësi të operatorit) dhe iPhone mund të lidhet me internetin me anë të atij rrjeti (nuk është e disponueshme në të gjitha shtetet apo rajonet). Shikoni Shfaqja ose ndryshimi i cilësimeve të të dhënave celulare në iPhone.

Ikona e statusit LTE.

LTE  Disponohet rrjeti LTE i operatorit tuaj dhe iPhone mund të lidhet me internetin me anë të atij rrjeti (nuk është e disponueshme në të gjitha shtetet apo rajonet). Shikoni Shfaqja ose ndryshimi i cilësimeve të të dhënave celulare në iPhone.

Ikona e statusit 3G.

UMTS/EV-DO  Disponohet rrjeti 3G UMTS (GSM) ose EV-DO (CDMA) dhe iPhone mund të lidhet me internetin me anë të atij rrjeti. Shikoni Shfaqja ose ndryshimi i cilësimeve të të dhënave celulare në iPhone.

Ikona e statusit EDGE (një "E").

EDGE  Disponohet rrjeti EDGE (GSM) i operatorit tuaj dhe iPhone mund të lidhet me internetin me anë të atij rrjeti. Shikoni Shfaqja ose ndryshimi i cilësimeve të të dhënave celulare në iPhone.

Ikona e statusit të GPRS (një “G”).

GPRS/1xRTT  Disponohet rrjeti GPRS (GSM) ose 1xRTT (CDMA) dhe iPhone mund të lidhet me Internetin brenda atij rrjeti. Shikoni Shfaqja ose ndryshimi i cilësimeve të të dhënave celulare në iPhone.

Ikona e statusit të thirrjes Wi-Fi.

Thirrje përmes Wi-Fi  iPhone është i konfiguruar për thirrje përmes Wi-Fi. iPhone afishon gjithashtu një emër operatori pranë ikonës. Shikoni Kryerja e telefonatave me Wi-Fi në iPhone.

Ikona e statusit Wi-Fi.

Wi-Fi  iPhone është lidhur me internetin nëpërmjet një rrjeti Wi-Fi. Shikoni Lidhja e iPhone me rrjet Wi-Fi.

Ikona e statusit Personal Hotspot.

Personal Hotspot  iPhone është lidhur me internetin përmes Personal Hotspot të një pajisjeje tjetër. Shikoni Lidhja me një Personal Hotspot.

Ikona e Navigation Indicator.

Navigation Indicator  iPhone jep udhëzimet kthesë pas kthese. Shikoni Marrja e udhëzimeve të drejtimit të makinës te Maps në iPhone.

Ikona Personal Hotspot Indicator.

Personal Hotspot Indicator  iPhone ofron një Personal Hotspot. Shikoni Ndarja e lidhjes së internetit nga iPhone.

Ikona Call Indicator.

Call Indicator  iPhone është në një telefonatë. Shikoni Kryerja e thirrjeve në iPhone.

Ikona e FaceTime Indicator.

FaceTime Indicator  iPhone është në një telefonatë të FaceTime. Shikoni Kryerja dhe marrja e thirrjeve FaceTime në iPhone.

Ikona Recording Indicator.

Recording Indicator  iPhone po regjistron ekranin. Shikoni Shkrepja e një fotoje apo regjistrimi të ekranit në iPhone.

Ikona Camera In Use.

Camera In Use Indicator  Një aplikacion po përdor kamerën. Shikoni Informacionet bazë për kamerën e iPhone.

Ikona Microphone In Use.

Microphone In Use Indicator  Një aplikacion po përdor mikrofonin. Shikoni Kryerja e një regjistrimi të thjeshtë.

Ikona CarPlay.

CarPlay  iPhone është lidhur me CarPlay. Shikoni Lidhja e iPhone me CarPlay.

Ikona e statusit Syncing.

Syncing  iPhone po sinkronizohet me kompjuterin. Shikoni Sinkronizimi i iPhone me kompjuterin tuaj.

Ikona e statusit Aktiviteti i rrjetit.

Aktivitet rrjeti  Tregon se ka aktivitet rrjeti. Edhe disa aplikacione të palëve të treta mund ta përdorin për të treguar procese aktive.

Ikona e statusit të VPN.

VPN  iPhone është i lidhur me një rrjet përmes VPN-së.

Ikona e statusit të përcjelljes së telefonatave.

Call Forwarding  Call Forwarding është i konfiguruar. Shikoni Konfigurimi i transferimit të telefonatave dhe vendosja e tyre në pritje në iPhone.

Ikona e statusit të TTY.

TTY  Është aktivizuar Software RTT / TTY ose Hardware TTY. Shikoni Konfigurimi dhe përdorimi i RTT dhe TTY në iPhone.

Ikona e statusit të Lock.

Lock  iPhone është kyçur. Shikoni Zgjimi dhe shkyçja e iPhone.

Ikona e statusit Do Not Disturb.

Do Not Disturb  Është aktivizuar Do Not Disturb. Shikoni Aktivizimi ose çaktivizimi i Focus në iPhone.

Ikona e statusit Portrait Orientation Lock.

Portrait Orientation Lock  Ekrani i iPhone është kyçur në orientimin vertikal. SHikoni Ndryshimi ose kyçja e orientimit të ekranit në iPhone.

Ikona e statusit të Location Services.

Location Services  Një aplikacion po përdor Location Services. Shikoni Kontrolli i informacioneve të vendndodhjes që ndani në iPhone.

Ikona e statusit Alarm.

Alarm  Është vendosur një alarm. Shikoni Caktimi i një alarmi në iPhone.

Ikona e statusit të Headphones connected.

Headphones connected  iPhone është çiftuar me kufje Bluetooth që janë të aktivizuara dhe brenda rrezes së Bluetooth. Shihni Konfigurimi dhe dëgjimi me kufje me Bluetooth.

Ikona e statusit të baterisë për Bluetooth.

Bateria e Bluetooth  Tregon nivelin e baterisë së një pajisjeje Bluetooth të çiftuar. Shikoni Konfigurimi dhe përdorimi i aksesorëve me Bluetooth në iPhone.

Ikona e statusit Bateria.

Battery  Tregon nivelin e baterisë së iPhone. Kur ikona është e verdhë, është aktiv Low Power Mode. Shikoni Monitorimi i nivelit të baterisë së iPhone.

Ikona Battery Charging.

Battery Charging  Tregon që bateria e iPhone po karikohet. Shikoni Karikimi i baterisë së iPhone.

Ikona e statusit të AirPlay.

AirPlay  AirPlay është aktiv. Shikoni Transmetimi me valë i videove dhe i fotove drejt Apple TV ose televizorëve inteligjentë nga iPhone.

Ikona e Voice Control.

Voice Control  Voice Control është aktiv te Settings > Accessibility dhe Siri është gati për kërkesat tuaja. Shikoni Përdorimi i Voice Control për të ndërvepruar me iPhone.

Ikona Siri Eyes Free.

Siri Eyes Free  Siri është gati për kërkesat tuaja zanore në makinë. Shikoni Përdorimi i Siri-t në makinë.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.