Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Rezervimi i udhëtimeve në makinë te Maps në iPhone

Në aplikacionin Maps , mund të kërkoni udhëtim me makinë në një aplikacion të përputhshëm për udhëtime të përbashkëta (nuk disponohet në të gjitha shtetet apo rajonet). Nëse nuk keni të instaluar, Maps ju shfaq aplikacionet që disponohen nga App Store.

Gjeni destinacionin tuaj, prekni Directions dhe më pas prekni butonin Ride0 (në fund djathtas).

Për të përllogaritur kohën e pritjes dhe çmimet me aplikacionet e udhëtimeve të përbashkëta, Maps mund të ndajë vendndodhjen tuaj me këto aplikacione. Për të ndaluar ndarjen e vendndodhjes me një aplikacion të udhëtimeve të përbashkëta, shkoni te Settings  > Maps > Ride Booking dhe më pas çaktivizoni aplikacionin.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.