Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Përdorimi i Siri-t në makinë

Me CarPlay apo Siri Eyes Free, mund të ruani vëmendjen në rrugë duke përdorur Siri-n për kryerjen e thirrjeve, dërgimin e mesazheve të tekstit, luajtjen e muzikës që ndodhet në iPhone, marrjen e orientimeve dhe për të përdorur funksione të tjera të iPhone.

CarPlay (disponohet në makina të përzgjedhura) i merr gjërat që doni të bëni me iPhone gjatë drejtimit të makinës dhe jua nxjerr në ekranin e integruar të makinës. CarPlay përdor Siri, kështu që mund ta kontrolloni CarPlay vetëm me zërin tuaj. Shikoni Përdorimi i Siri-t për të kontrolluar CarPlay.

Me Siri Eyes Free (disponohet në makina të përzgjedhura), përdorni zërin për të komanduar funksionet e iPhone tuaj pa e parë apo prekur iPhone. Për të lidhur iPhone me makinën, përdorni Bluetooth (shihni udhëzuesin e përdorimit që shoqëron makinën nëse është nevoja). Për të aktivizuar Siri-n, shtypni e mbani butonin e komandimit me zë në timon derisa të dëgjoni tingullin e Siri-t, pastaj bëni një kërkesë.

PARALAJMËRIM: Për informacion të rëndësishëm rreth shmangies së shpërqendrimeve që mund të çojnë në situata të rrezikshme, shihni Informacione të rëndësishme për sigurinë për iPhone.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.