Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Ndarja e shënimeve dhe bashkëpunimi në iPhone

Në aplikacionin Notes , mund t'i dërgoni një shoku një kopje të një shënimi. Mund dhe të ftoni të tjerë të bashkëpunojnë në një shënim apo në një dosje shënimesh në iCloud dhe të gjithë do të shohin ndryshimet më të fundit.

Dërgimi i një kopjeje shënimi

  1. Hapni shënimin që doni të ndani.

  2. Prekni butonin Note Actions, prekni Send a Copy, pastaj zgjidhni se si do ta dërgoni shënimin tuaj.

Bashkëpunimi në një shënim

Kur ndani një shënim në iCloud, të gjithë bashkëpunëtorët shohin ndryshimet e të gjithëve. Çdo person me të cilin ndani materiale duhet të jetë i identifikuar mer Apple ID për të redaktuar ose për ta shikuar shënimin.

Shënim: Ju nuk mund të bashkëpunoni në një shënim të kyçur.

  1. Kryeni një nga më poshtë:

    • Në listën e shënimeve, rrëshqitni majtas mbi shënimin që dëshironi të ndani, pastaj prekni butonin Share Note.

    • Hapni shënimin që dëshironi të ndani, prekni butonin Note Actions, pastaj prekni Share Note.

  2. Prekni Share Options, pastaj zgjidhni “Can make changes” ose “View only.” Nëse zgjidhni "Can make changes", mund t'i lejoni edhe bashkëpunëtorët të ftojnë bashkëpunëtorë të tjerë.

  3. Zgjidhni si ta dërgoni ftesën (për shembull, me Mail apo Messages).

Shikoni aktivitetin në një shënim

Në listën e shënimeve, një pikë ngjyrë portokalli në të majtë të titullit të shënimit tregon se shënimi është ndryshuar nga hera e fundit që e keni parë.

  1. Hapni shënimin dhe më pas rrëshqitni shpejt djathtas mbi shënim ose rrëshqitni lart në kartën Activity për të parë se kush i ka bërë ndryshimet dhe kur.

  2. Për të rregulluar se si shfaqet aktiviteti, prekni butonin View Participants dhe më pas zgjidhni një nga më poshtë:

    • Show Updates: Tregon ndryshimet e bëra që kur keni hapur shënimin për herë të fundit.

    • Show All Activity: Tregon të gjithë aktivitetin në shënim.

    • Show Highlights: Tregon emrat, datat dhe ndryshimet e bëra nga secili bashkëpunëtor.

Këshillë: Për të përmendur një bashkëpunëtor dhe për t'i njoftuar ata për përditësimet e rëndësishme, shkruani një shenjë @ të ndjekur nga emri i tyre.

Bashkëpunimi në një dosje

Kur ndani një dosje shënimesh në iCloud, të gjithë bashkëpunëtorët shohin ndryshimet e të gjithëve. Personat që kanë autorizim të bëjnë ndryshime mund të krijojnë apo të modifikojnë shënime, të shtojnë bashkëngjitje dhe madje edhe të krijojnë nëndosje nëse përdorin iCloud.

Shënim: Nuk mund të bashkëpunoni në një dosje me shënime të kyçura.

  1. Kryeni një nga më poshtë:

    • Në listën e dosjeve, rrëshqitni majtas mbi dosjen që dëshironi të ndani, pastaj prekni butonin Share Folder.

    • Hapni dosjen që dëshironi të ndani, prekni butonin Folder Actions, pastaj prekni Share Folder.

  2. Prekni Share Options, pastaj zgjidhni “Can make changes” ose “View only.” Nëse zgjidhni "Can make changes", mund t'i lejoni edhe bashkëpunëtorët të ftojnë bashkëpunëtorë të tjerë.

  3. Zgjidhni si ta dërgoni ftesën (për shembull, me Mail apo Messages).

Shikoni aktivitetin në një dosje

Prekni dhe mbani shtypur dosjen, pastaj prekni Show Folder Activity.

Shtimi ose heqja e bashkëpunëtorëve ose ndalimi i bashkëpunimit

Prekni butonin Note Actions dhe më pas prekni Manage Shared Note ose Manage Shared Folder dhe më pas bëni një nga më poshtë:

  • Shtoni personat: Zgjidhni një opsion ndarjeje.

  • Hiqni personat: Rrëshqitni majtas te bashkëpunëtori që dëshironi të hiqni, pastaj prekni Remove.

  • Ndryshoni lejet: Prekni Share Options, pastaj zgjidhni “Can make changes” ose “View only.” Nëse zgjidhni "Can make changes", mund t'i lejoni edhe bashkëpunëtorët të ftojnë bashkëpunëtorë të tjerë.

  • Ndaloni ndarjen: Kur zgjidhni këtë opsion, shënimi ose dosja e ndarë fshihet nga pajisjet e pjesëmarrësve të tjerë.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.