Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Krijimi dhe përdorimi i skenave te Home në iPhone

Në aplikacionin Home mund të krijoni skena që ju mundësojnë komandimin e disa aksesorëve njëherësh. Për shembull, mund të përcaktoni një skenë “Leximi” që rregullon dritat, luan muzikë të lehtë në HomePod, mbyll perdet dhe rregullon termostatin.

Krijimi i një skene

  1. Prekni Home, prekni butonin Add, pastaj prekni Add Scene.

  2. Prekni Custom, vendosni një emër për skenën (si p.sh “Darkë me shoqërinë” ose “Shikim televizori”), pastaj prekni Add Accessories.

  3. Zgjidhni aksesorët që dëshironi të përmbajë skena, pastaj prekni Done.

    Aksesori i parë që zgjidhni përcakton dhomën së cilës i është caktuar skena. Nëse zgjidhni një llambë në dhomën e gjumit përpara p.sh., skena i caktohet dhomës së gjumit.

  4. Caktojeni secilin aksesor në gjendjen që dëshironi të jetë kur luani skenën.

    Për shembull, për një skenë "Leximi", mund të caktoni dritat e dhomës së gjumit në 100 përqind, të zgjidhni një volum të ulët për HomePod dhe të caktoni termostatin në 68 gradë Farenajt.

Përdorimi i skenave

Prekni butonin Homes and Home Settings, zgjidhni dhomën së cilës i është caktuar skena, pastaj kryeni një nga më poshtë:

  • Luajtja e një skene: Prekni skenën.

  • Ndryshimi i një skene: Prekni e mbani një skenë.

    Mund të ndryshoni emrin e skenës, të testoni skenën, të shtoni ose hiqni aksesorë, ta përfshini skenën te Favorites dhe t fshini skenën. Nëse HomePod është pjesë e skenës, mund të zgjidhni muzikën që luan.

    Skenat e preferuara shfaqen në ekranin bazë të Home.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.