Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shfletimi i internetit me Safari në iPhone

Në aplikacionin Safari , mund të shfletoni në ueb, të shikoni sajtet e uebit, të shikoni paraprakisht lidhjet e sajteve të uebit, të përktheni faqet e uebit dhe ta shtoni aplikacionin Safari përsëri te Home Screen nëse hiqet. Identifikohuni në iCloud me të njëjtën Apple ID në disa pajisje për t'i mbajtur të përditësuara në të gjitha pajisjet skedat tuaja të hapura, faqeshënuesit, historinë dhe Reading List.

Një faqe interneti e hapur në Safari, me fushën e adresës në fund. Në pjesën e poshtme, nga e majta në të djathtë, ndodhen butonat Back, Forward, Share, Bookmarks dhe Tabs.

Shikimi i faqeve të internetit me Safari

Mund të shfletoni me lehtësi në një faqe me pak prekje.

  • Kthehuni në krye: Prekni dy herë cepin e sipërm të ekranit për t'u kthyer shpejt në pjesën e sipërme të një faqeje të gjatë.

  • Shikoni më shumë nga faqja: Kthejeni iPhone në orientimin horizontal.

  • Rifreskoni faqen: Tërhiqeni poshtë nga kreu i faqes.

  • Ndani lidhjet: Në fund të faqes, prekni butonin Share.

Shqyrtimi i lidhjeve të faqeve të internetit

Prekni e mbani një lidhje në Safari për të parë një shqyrtim të lidhjes pa e hapur faqen. Për ta hapur lidhjen, prekni pamjen paraprake ose zgjidhni Open.

Për ta mbyllur shqyrtimin dhe për të qëndruar në faqen aktuale, prekni kudo jashtë pamjes paraprake.

Një pamje paraprake e URL-së së destinacionit e ndjekur nga një listë e veprimeve të mundshme: Open, Open in New Tab, Open in Tab Group, Download Linked File, Add to Reading List dhe Add to Photos.

Përkthimi i një faqeje uebi

Kur ndeshni një faqe uebi që është në një gjuhë tjetër, mund të përdorni Safari për të përkthyer tekstin (nuk është i disponueshëm në të gjitha gjuhët ose rajonet).

Kur shikoni një faqe uebi në një gjuhë tjetër, prekni butonin Page Settings dhe më pas prekni butonin Translate nëse përkthimi është i disponueshëm.

Shtimi i Safari përsëri në Home Screen

Nëse nuk e shikoni Safari në Home Screen, muind ta gjeni atë tek App Library dhe ta shtoni përsëri.

  1. Në Home Screen, rrëshqitni majtas për të pasur akses tek App Library.

  2. Shkruani “Safari” në fushën e kërkimit.

  3. Mbani të shtypur ikonën e aplikacionit Safari dhe më pas prekni Add to Home Screen.

Shikoni po ashtu

Kërkimi për sajte uebi

Zhvendosja e fushës së kërkimit

Pastrimi i memories specifike

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.