Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Transmetimi me valë i videove, fotografive dhe audios nga iPhone te Mac

Mund të përdorni një kompjuter Mac në afërsi për të shikuar video, fotografi dhe për të luajtur audion e transmetuar nga iPhone. Mund të pasqyroni po ashtu ekranin e iPhone te Mac. (kërkohet macOS Monterey 12 ose një version i mëvonshëm.)

Konfigurimi i një kompjuteri Mac për të lejuar transmetimin nga iPhone

  1. Në një Mac, zgjidhni menynë e Apple  > System Preferences, klikoni te Sharing dhe më pas zgjidhni AirPlay Receiver.

  2. Zgjidhni AirPlay Receiver nga lista e shërbimeve dhe më pas, nëse AirPlay Receiver nuk është aktiv, zgjidhni kutinë e zgjedhjes.

  3. Zgjidhni një opsion për “Allow AirPlay for":

    • Për të lejuar vetëm pajisjet ku jeni identifikuar me të njëjtën Apple ID si në kompjuterin Mac për të transmetuar te Mac, zgjidhni “Current user".

    • Për të lejuar të tjerët, zgjidhni “Anyone on the same network” ose “Everyone”.

    Për të kërkuar një fjalëkalim për përdorimin e AirPlay me Mac, zgjidhni një opsion dhe më pas futni fjalëkalimin në fushën e tekstit.

Nëse zgjidhni opsionin “Anyone on the same network” ose “Everyone”, dhe dikush është identifikuar në pajisjen e vet me një Apple ID të ndryshme nga ajo në Mac, një kërkesë e AirPlay kërkon fillimisht pranimin në kompjuterin Mac dhe verifikimin në pajisjen tjetër. Në Mac, pranoni kërkesën e AirPlay. Nëse kompjuteri Mac shfaq një kod të AirPlay, futni kodin në pajisjen tjetër.

Luajtja e videos nga iPhone në një Mac

  1. Kur luani video në aplikacionin Apple TV ose një aplikacion tjetër të mbështetur për videot në iPhone, prekni ekranin për të shfaqur kontrollet.

  2. Prekni butonin AirPlay dhe më pas zgjidhni kompjuterin Mac si destinacionin e luajtjes.

    Një film që luan në ekranin e iPhone. Në fund të ekranit janë komandat e luajtjes, duke përfshirë butonin e AirPlay Screen pranë pjesës së poshtme djathtas.

Për të shfaqur kontrollet e luajtjes së video në kompjuterin Mac, lëvizeni treguesin mbi videon që luhet në ekranin e kompjuterit Mac.

Për të ndryshuar destinacionin e luajtjes, zgjidhni një opsion tjetër të AirPlay në ekranin e iPhone.

Shfaqja e fotografive nga iPhone në një Mac

  1. Te Photos në iPhone, prekni një fotografi dhe më pas prekni butonin Share.

  2. Rrëshqitni lart, prekni butonin AirPlay dhe më pas zgjidhni kompjuterin Mac si destinacionin e luajtjes.

Për të ndaluar transmetimin e fotografive, prekni butonin AirPlay pranë kreut të ekranit të iPhone dhe më pas prekni Turn off AirPlay.

Pasqyrimi i telefonit tuaj iPhone në një Mac

Në një kompjuter Mac, mund të shikoni dhe të dëgjoni çfarëdo që shfaqet dhe luhet në telefonin tuaj iPhone.

  1. Hapni Control Center në iPhone.

  2. Prekni butonin Screen Mirroring dhe më pas zgjidhni kompjuterin Mac si destinacionin e luajtjes.

Për t'u kthyer tek iPhone, hapni Control Center, më pas prekni butonin Screen Mirroring dhe më pas prekni Stop Mirroring.

Luajtja e audios nga iPhone në një Mac

  1. Në iPhone, hapni një aplikacion të audios si p.sh. Podcasts ose Music dhe më pas zgjidhni një artikull për luajtje.

  2. Prekni butoni Playback Destination, pastaj zgjidhni një destinacion luajtjeje.

    Komandat e luajtjes për një podkast, duke përfshirë butonin Playback Destination në fund të ekranit.

Për të zgjedhur destinacionin e luajtjes, mund të prekni po ashtu butonin Playback Destination në Lock Screen ose në Control Center.

Shënim: AirPlay to Mac është i disponueshëm në MacBook Pro (2018 dhe versione të mëvonshme), MacBook Air (2018 dhe versione të mëvonshme), iMac (2019 dhe versione të mëvonshme), iMac Pro (2017), Mac mini (2020 dhe versione të mëvonshme) dhe Mac Pro (2019) dhe funksionon me iPhone 7 dhe versione të mëvonshme. Modelet më të vjetra mund t'i ndajnë përmbajtjet me një rezolucion më të ulët në modelet e mbështetura të kompjuterëve Mac kur “Allow AirPlay for” është caktuar si “Everyone” ose “Anyone on the same network” te preferencat e Sharing në një kompjuter Mac.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.