Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Gjetja e podkasteve në iPhone

Përdorni aplikacionin Podcasts për të gjetur shfaqje për shkencën, lajmet, politikën, komedinë etj. Nëse gjeni një shfaqje që ju pëlqen, mund ta ndiqni atë për ta shtuar te biblioteka juaj. Më pas mund të dëgjoni me lehtësi në linjë, të merrni njoftime për episodet e reja etj.

Ekrani Search ku shfaqen kategoritë Top Charts, Comedy, Society & Culture, News, True Crime dhe Business.

Shënim: Shfaqjet mund të ofrojnë abonime me pagesë që ju japin qasje në shfaqje dhe episode ekskluzive, publikime të reja, episode pa reklama etj. Për të menaxhuar abonimet tuaja, shikoni Abonimi te një shfaqje ose kanal në iPhone.

Gjetja e podkasteve

  • Kërkimi sipas titullit, personit apo temës: Prekni te Search në këndin poshtë djathtas në ekran dhe më pas shkruani se çfarë po kërkoni në shiritin e kërkimit në krye të ekranit.

  • Zbuloni shfaqje të reja: Prekni Browse në fund të ekranit për të shikuar New & Noteworthy, shfaqjet e spikatura dhe koleksionet editoriale të Apple. Mund të prekni po ashtu te Search për të shikuar Top Charts dhe të shfletoni sipas kategorive.

    Këshillë: Kur dëgjoni episodet, rekomandimet e personalizuara shfaqen në ekranin Listen Now (nën Up Next) për t'ju ndihmuar të zbuloni shfaqjen tuaj të radhës.

  • Shtoni shfaqjet sipas URL-së: Prekni Library, prekni butonin More dhe më pas prekni Add a Show by URL.

    Shënim: URL-ja duhet të jetë në formatin RSS.

Shikimi i podkasteve të ndara

Kur një shok ndan një shfaqje me ju te Messages, mund ta gjeni me lehtësi atë në Shared with You në Podcasts. (Podcasts duhet të jetë e aktivizuar te Settings  > Messages > Shared with You dhe shoku juaj duhet të jetë te Contacts.)

Për të shikuar podkastet e ndara, prekni Listen Now, pastaj shkoni te seksioni Shared with You.

Shihni edhe Shikoni se çfarë po ndajnë shokët tuaj me ju.

Shfletimi i episodeve brenda një podkasti specifik

  1. Prekni një podkast për të shikuar faqen e informacioneve.

  2. Lëvizni për të parë episodet e fundit ose prekni See All (nëse është e disponueshme).

Shihni edhe Shkarkimi, ruajtja ose ndarja e podkasteve e episodeve të podkasteve në iPhone.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.