Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Konfigurimi i një domeni të personalizuar të emailit me iCloud Mail në iPhone

Kur të abonoheni në iCloud+, mund të shtoni deri në pesë domene të personalizuara emaili dhe të krijoni adresa emailt për ato domene në iPhone (iOS 15.4 ose versione të mëvonshme). Më pas mund të dërgoni dhe të merrni emaile në aplikacionin Mail në iPhone, iPad, iPod touch dhe Mac, në llogarinë tuaj të Mail në iCloud.com, si dhe në aplikacinin e emailit në një kompjuter me Windows.

Për të mësuar më shumë, shikoni Personalizimi i iCloud Mail me një domen të personalizuar të emailit dhe ndarja me familjen në Udhëzuesin e përdorimit të iCloud.

Shënim: Sigurohuni që të jeni identifikuar me të njëjtën Apple ID në secilën pajisje. Nëse keni pajisje ku nuk jeni identifikuar me Apple ID ose që kanë të çaktivizuar veçorinë e Mail, nuk do të mund ta shikoni emailin dhe domenin tuaj të personalizuar të emailit në ato pajisje.

Shtimi i një domeni të personalizuar të emailit tek iCloud Mail

Mund të shtoni tek iCloud një domen të personalizuar emaili që e keni tashmë. Nëse keni tashmë adresa emaili në atë domen, mund t'i konfiguroni ato gjatë konfigurimit. Nëse jo, mund t'i krijoni adresat e emailit pasi ta shtoni domenin tek iCloud.

Shënim: Duhet të keni një adresë parësore të iCloud Mail para se të mund të shtoni një domen të personalizuar emaili në iPhone. Shikoni Krijimi i një adrese parësore emaili për iCloud Mail në udhëzuesin e përdorimit të iCloud.

  1. Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud > iCloud Mail dhe më pas sigurohuni që iCloud Mail është aktivizuar.

  2. Prekni Custom Email Domain.

    Ndiqni udhëzimet në ekran ose prekni Add Domain.

  3. Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin e domenit tuaj.

  4. Pasi të konfiguroni domenin tuaj, ndiqni udhëzimet në ekran për t'u identifikuar te regjistruesi nga i cili e keni blerë domenin dhe më pas prekni te Connect për të verifikuar domenin. Kjo zakonisht zgjatë disa minuta, por mund të zgjasë deri në 24 orë.

    Disa regjistrues kërkojnë që të ndryshoni të dhënat e DNS-së për të konfiguruar domenin tuaj. Shikoni artikullin Konfigurimi i një domeni ekzistues me iCloud Mail të Apple Support.

Krijimi dhe fshirja e adresave të emailit

Pasi të shtoni një domen të personalizuar emaili, mund të krijoni dhe të fshini me lehtësi adresat e emailit për atë domen.

  1. Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud > iCloud Mail dhe më pas sigurohuni që iCloud Mail është aktivizuar.

  2. Prekni Custom Email Domain dhe më pas prekni domenin për të cilin dëshironi të bëni ndryshime.

  3. Prekni Manage Email Addresses dhe më pas bëni një nga më poshtë:

    • Shtoni një adresë të re emaili: Prekni Create Email Address, futni adresën e re dhe më pas prekni Continue.

    • Fshini një adresë emaili: Rrëshqitni majtas në një adresë emaili, prekni Delete dhe më pas prekni Remove.

Heqja e një domeni të personalizuar emaili

Nëse nuk dëshironi më që të përdorni një domen të personalizuar emaili, mund ta hiqni atë duke përdorur telefonin tuaj iPhone. Kur hiqni një domen të personalizuar emaili, nuk mund të dërgoni ose të merrni emaile për asnjë adresë në atë domen në iCloud Mail.

  1. Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud > iCloud Mail.

  2. Prekni Custom Email Domain dhe më pas prekni Edit pranë Your Domains.

  3. Prekni butoni Delete, pastaj prekni Delete.

  4. Nëse po e zhvendosni domenin tuaj te një ofrues i ri, sigurohuni që të veproni si më poshtë:

    • Shkoni te regjistruesi i domenit për të përditësuar të dhënat e domenit tek ofruesi i ri i emailit dhe hiqni të dhënat në lidhje me iCloud.

    • Konfiguroni çdo adresë emaili që dëshironi të vazhdoni ta përdorni me ofruesin e ri.

Shënim: Kur të hiqni një domen të personalizuar emaili, do të mund të dërgoni dhe të merrni përsëri emaile nga adresa juaj parësore @icloud.com.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.