Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Si të përdorni iCloud në iPhone

iCloud i ruan në mënyrë të sigurt fotografitë, videot, dokumentet, rezevimet etj, dhe i përditëson ato automatikisht në të gjitha pajisjet tuaja. Me iCloud, mund të ndani gjithashtu fotografi, kalendarë, shënime, dosje dhe skedarë me shokët dhe familjen tuaj. iCloud ju siguron një llogari emaili dhe 5 GB hapësirë ruajtëse falas për të dhënat tuaja. Për më shumë hapësirë ruajtëse dhe veçori shtesë, mund të abonoheni në iCloud+.

Shënim: Disa funksione të iCloud kanë kërkesa minimale sistemi. Dispozicioni i iCloud dhe i funksioneve të saj ndryshon sipas shtetit dhe rajonit.

Ndryshimi i cilësimeve të iCloud

  1. Shkoni te Settings  > [emri juaj] > iCloud.

    Ekrani i cilësimeve të iCloud që shfaq matësin e hapësirës ruajtëse të iCloud dhe një listë aplikacionesh e funksionesh, duke përfshirë Mail, Contacts dhe Messages, që mund të përdoren me iCloud.
  2. Kryeni një nga më poshtë:

    • Shihni gjendjen e hapësirës ruajtëse në iCloud.

    • Aktivizoni funksionet që doni të përdorni, si p.sh. Photos, Mail, Contacts dhe Messages.

Për informacione se si të personalizoni veçoritë e iCloud në pajisjet tuaja të tjera, shikoni Konfigurimi i iCloud dhe ndryshimi i cilësimeve në të gjitha pajisjet tuaja në Udhëzuesin e përdorimit të iCloud.

Mënyrat për të përdorur iCloud në iPhone

iCloud mund ta rezervojë automatikisht telefonin tuaj iPhone. Shikoni Rezervimi i iPhone.

Mund të ruani po ashtu informacionet e mëposhtme në iCloud dhe t'i mbani të përditësuara në iPhone dhe në pajisje të tjera të Apple:

Mund dhe të kryeni sa më poshtë:

Për hapësirë ruajtëse shtesë dhe aksesin në iCloud Private Relay (beta), Hide My Email dhe mbështetjen për HomeKit Secure Video, mund të abonoheni tek iCloud+.

Mund të përdorni po ashtu të dhënat tuaja të iCloud në iPad, iPod touch, Apple Watch, Mac, Apple TV, kompjuterin tuaj me Windows dhe iCloud.com. Për të mësuar më shumë rreth veçorive të disponueshme dhe si funksionojnë ato në të gjitha pajisjet tuaja, shikoni Udhëzuesin e përdorimit të iCloud.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.