Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Përdorimi i automatizimeve te Home në iPhone

Në aplikacionin Home , mund të ekzekutoni proceset e automatizimit në bazë të orës së ditës, vendndodhjes suaj, aktivizimit të një sensori ose veprimit të një aksesori. Mund të përdorni automatizimet e konfiguruara paraprakisht të përfshira në aplikacionin Home, ose mund të krijoni automatizimet tuaja.

Përdorimi i një automatizimi të konfiguruar paraprakisht

  1. Prekni e mbani një aksesor, pastaj rrëshqisni lart ose prekni butonin Settings.

  2. Aktivizoni një automatizim.

Për ta çaktivizuar një automatizim, kthehuni në ekranin e cilësimit të aksesorit dhe më pas çaktivizojeni atë.

Krijimi i një automatizimi

  1. Prekni butonin Add te skeda Home, Rooms ose Automation.

  2. Prekni Add Automation, pastaj zgjidhni një nga aktivizuesit e mëposhtëm të automatizimit:

    • Kur mbërrini ose largoheni nga një vendndodhje: Prekni People Arrive ose People Leave. Zgjidhni se kur aktivizohet automatizimi nga njerëzit që vijnë ose largohen, vendndodhjen dhe kohën kur funksionon automatizimi.

    • Në një orë të ditës: Prekni A Time of Day Occurs, pastaj zgjidhni kur dëshironi të kryhet automatizimi.

      Nëse zgjidhni Sunset ose Sunrise, ora do të ndryshojë sipas ndryshimit të stinës.

      Gjithashtu mund të caktoni një automatizim që të ndodhë vetëm pas perëndimit të diellit, që është e dobishme për të ndezur dritat vetëm kur nevojiten.

    • Kur ndryshon një aksesor: Prekni An Accessory is Controlled, zgjidhni një aksesor, prekni Next, pastaj ndiqni udhëzimet në ekran.

      Këtë mund ta përdorni për shembull, për të ekzekutuar një skenë kur shkyçni derën e jashtme.

    • Një sensor pikas diçka: Nëse keni shtuar një sensor te Home, prekni A Sensor Detects Something, zgjidhni një aksesor, prekni Next, pastaj ndiqni udhëzimet në ekran.

      Këtë mund ta përdorni, për shembull për të ndezur dritat nëpër shkallë kur pikaset lëvizje në afërsi.

Për të çaktivizuar një automatizim, prekni skedën Automation, prekni automatizimin, pastaj çaktivizoni Enable This Automation.

Mund të mbani shtypur një aksesor në skedën Home ose Rooms, të prekni butonin Settings, pastaj të shtoni, të aktivizoni ose të çaktivizoni automatizimet.

Shtimi i shkurtores Siri

Për ta bërë edhe më efikas automatizimin tuaj, mund t'i shtoni një Siri Shortcut.

  1. Kur zgjidhni aksesorë për t'i komanduar me automatizim, rrëshqisni lart pastaj prekni Convert To Shortcut.

  2. Prekni butoni Add Shortcut, pastaj zgjidhni një shkurtore.

Shihni Udhëzuesi i përdorimit të Shortcuts.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.