Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shtimi dhe përdorimi i informacionit të kontaktit në iPhone

Në aplikacionin Contacts , mund të shfaqni e modifikoni listën e kontakteve nga llogaritë personale, të kompanisë dhe llogari të tjera. Gjithashtu mund të krijoni kontakte dhe të konfiguroni një kartë kontakti me informacionin tuaj personal.

Siri: Thoni diçka si:

  • “What’s my brother’s work address?”

  • “Sarah Milos is my sister”

  • “Send a message to my sister”

Mësoni si të pyesni Siri-n

Krijimi i një kontakti

Prekni butoni Add.

Siri sugjeron dhe kontakte të reja në bazë të përdorimit tuaj të aplikacioneve të tjera, si p.sh. emailit që merrni te Mail dhe ftesat që merrni te Calendar. (Për ta çaktivizuar këtë funksion, shkoni te Settings  > Contacts > Siri & Search, pastaj çaktivizoni Show Siri Suggestions për Contacts.)

Në bazë të mënyrës si i përdorni Contacts, Siri ju ofron edhe sugjerime informacioni kontaktesh në aplikacione të tjera. (Për ta çaktivizuar këtë funksion, shkoni te Settings  > Contacts > Siri & Search, pastaj çaktivizoni Learn from this App.) Shikoni Sugjerimet e Siri në iPhone.

Gjetja e një kontakti

Prekni fushën e kërkimit në krye të listës së kontakteve, pastaj vendosni një emër, adresë, numër telefoni apo informacion tjetër kontakti.

Gjithashtu mund t'i kërkoni kontaktet tuaja duke përdorur Search (shihni Përdorimi i iPhone për kërkim).

Ndarja e një kontakti

Prekni një kontakt, prekni Share Contact, pastaj zgjidhni një mënyrë për dërgimin e informacionit të kontaktit.

Ndarja e një kontakti dërgon të gjithë informacionin nga karta e kontaktit.

Arritja e shpejtë e një kontakti

Për të nisur një mesazh, kryeni një thirrje apo FaceTime, krijoni një email apo dërgoni para me Apple Pay, prekni një buton poshtë emrit të kontaktit.

Ekrani i informacionit për një kontakt. Lart ndodhet emri dhe fotografia e kontaktit. Poshtë ndodhen butonat për dërgimin e një mesazhi, kryerjen e një thirrjeje, kryerjen e një FaceTime, dërgimin e një mesazhi emaili dhe dërgimin e parave me Apple Pay. Poshtë butonave ndodhet informacioni i kontaktit.

Për të ndryshuar numrin bazë të telefonit apo adresën bazë të emailit për një mënyrë kontakti, prekni e mbani butonin për atë mënyrë poshtë emrit të kontaktit, pastaj prekni një përzgjedhje në listë.

Fshirja e një kontakti

  1. Shkoni te karta e kontaktit, pastaj prekni Edit.

  2. Kaloni poshtë, pastaj prekni Delete Contact.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.