Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Shfaqni titrat dhe nëntitujt për videot në iPhone

Kur luani përmbajtje video në një aplikacion të mbështetur, mund t'i aktivizoni titrat dhe tekstin ndihmës (nëse ka). iPhone zakonisht shfaq titra standarde, por mund dhe të zgjidhni titra të posaçme - si p.sh. titra për persona të shurdhër ose me probleme dëgjimi (SDH) - nëse ka.

Aktivizimi i titrave dhe tekstit ndihmës tek aplikacioni Apple TV

  1. Gjatë luajtjes së përmbajtjeve video, prekni butoni Media Selection.

  2. Zgjidhni nga lista e titrave të mundshme.

Personalizimi i titrave dhe tekstit ndihmës në aplikacionet e mbështetura për video

  1. Shkoni te Settings  > Accessibility > Subtitles & Captioning.

  2. Nëse preferoni titrat për persona me mungesë apo vështirësi në dëgjim, nëse ka, aktivizoni Closed Captions + SDH.

  3. Prekni Style, pastaj zgjidhni një stil ekzistues titrash ose krijoni një stil të ri sipas sa më poshtë:

    • Fonti, përmasa dhe ngjyra

    • Ngjyra e sfondit dhe tejdukshmëria

    • Tejdukshmëria e tekstit, stili i cepave dhe theksimi

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.