Modifikimi i kontrollit e përditëson automatikisht faqen

Përgjigjja dhe transferimi i emaileve te Mail në iPhone

Në aplikacionin Mail , mund t'u përgjigjeni emaileve ose t'i transferoni ato.

Përgjigjja ndaj një emaili

  1. Prekni emailin, prekni butonin More Actions dhe më pas kryeni një nga sa më poshtë:

    • Përgjigjuni vetëm dërguesit: Prekni Reply.

    • Përgjigjuni dërguesit dhe marrësve të tjerë: Prekni Reply All.

  2. Shkruani përgjigjen tuaj.

    Këshillë: Me tastierën në ekran, provoni ta rrëshqisni gishtin nga një shkronjë në tjetrën për të shkruar, duke e ngritur gishtin vetëm pas çdo fjale.

Citimi i tekstit kur përgjigjeni për një email

Kur i përgjigjeni një emaili, mund të përfshini tekst nga dërguesi për të qartësuar se në lidhje me çfarë po përgjigjeni.

  1. Tek emaili i dërguesit, prekni e mbani fjalën e parë të tekstit, pastaj tërhiqni deri te fjala e fundit. (Shikoni Zgjedhja, prerja, kopjimi dhe ngjitja e tekstit në iPhone.)

  2. Prekni butonin More Actions, prekni Reply, pastaj shkruani mesazhin tuaj.

Për të çaktivizuar kryeradhitjen e tekstit të cituar, shkoni te Settings  > Mail > Increase Quote Level (nën Composing) dhe më pas çaktivizoni Increase Quote Level.

Transferimi i një emaili

Mund ta transferoni një email te marrës të rinj.

  1. Prekni në email, prekni butonin More Actions, pastaj prekni Forward.

  2. Futni adresat e emailit të marrësve të rinj.

  3. Prekni në email, pastaj shkruani përgjigjen.

    Mesazhi i transferuar shfaqet më poshtë.

Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.
I dobishëm?
Kufiri i karaktereve: 250
Kufiri maksimal i karaktereve është 250.
Faleminderit për reagimin.
Morty Proxy This is a proxified and sanitized view of the page, visit original site.